Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Protestë kundër vendimit të Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmani

Lajme 28/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata e Apelit ditë më parë ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, lidhur me rastin e vrasjes makabre të 18-vjeçares, Marigona Osmani, për çka ishin shpallur fajtorë Dardan Krivaqa, i dënuar me burg të përjetshëm dhe Arbër Sejdiu, i dënuar me 15 vjet heqje lirie, duke e kthyer kështu rastin në rigjykim.

Kundër këtij vendimi do të protestohet sot në orën 12:00 në Pallatin e Drejtësisë, pranë Gjykatës së Apelit.

Sipas njoftimit të organizatës Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, vendimi i Apelit që ta dërgojë në rigjykim lëndën e vrasjes së Marigona Osmanit i revolton tej mase meqë, sipas tyre, përtej këtij rasti reflektohet një praktikë e shpeshtë në rastet e dhunës ndaj grave dhe femicidit, e cila e kthen rastin në pikën zero, duke krijuar pasiguri për gratë në Kosovë dhe rrezikuar që Marigonës t’i bëhet padrejtësi edhe për së vdekuri.

Njoftimi i plotë:

RIKUJTIM: AKSION PROTESTUES: DREJTËSI PËR MARIGONA OSMANIN!

Në këto kohë të mbingarkesës me informacione dhe tronditjeve të përditshme, është e rëndësishme të sigurohemi që dhuna e gjinizuar sistemike të mos normalizohet apo skajohet, sidomos kur kalon tre-ditëshi i shokut kolektiv.

Andaj, ju ftojmë të bashkoheni nesër që ta ngrisim zërin tonë ndaj një padrejtësie të radhës ndaj grave.

Na shkruani nëse doni të na bashkangjiteni.

Deklarata e plotë:

Këtë të mërkurë, ne thërrasim në mobilizim popullor për ta kundërshtuar praktikën e sistemit të drejësisë në Kosovë i cili është duke treguar që nuk funksionon për gratë, duke ua pamundësuar atyre çfarëdo lloj drejtësie. Vendimi i Gjykatës së Apelit që ta dërgojë në rigjykim lëndën e vrasjes së Marigona Osmanit na revolton tej mase meqë përtej këtij rasti reflekton një praktikë të shpeshtë në rastet e dhunës ndaj grave dhe femicidit, e cila e kthen rastin në pikën zero, duke krijuar pasiguri për gratë në Kosovë dhe rrezikuar që Marigonës t’i bëhet padrejtësi edhe për së vdekuri.

Gjykata e Apelit në vendimin e saj bie pre e vetë kritikës së saj sepse nuk është e qartë dhe e plotë në vlerësimin e aktgjykimit. Arsyetimet dhe kërkesat e Gjykatë së Apelit ku ndër të tjera, vihet në pikëpyetje mënyra mizore me të cilën Dardan Krivaqa, me ndihmën e Arbër Sejdiut e kanë vrarë Marigonën janë shqetësuese për ne. Përfshirja e motivit të vrasjes, e cila po ashtu është problematike në vetvete nuk e përjashton se vrasja është kryer në mënyrë mizore dhe kjo vërtetohet përgjatë tërë aktgjykimit të Gjykatës Themelore edhe me anë të dëshmisë së ekspertit mjekoligjor si dhe raporteve forenzike. Një sugjerim i tillë e rivendosë theksin tek motivet e vrasjes dhe jo akti per se, çka për ne është e papranueshme.

Tutje, është shqetësuese se si Gjykata e Apelit asnjëherë nuk e adreson qasjen problematike të Gjykatës Themelore në trajtimin dhe vlerësimin e dhunimit si vepër penale. Dhunimi seksual është detyrimi në kryerjen e aktit seksual pa dhënien e pëlqimit. Mirëpo Gjykata Themelore nuk e ka të qartë se çka do të thotë kjo, dhe gabimisht nxjerrë konkluzione duke u mbështetur vetëm në provat e lëndimit fizik gjenital. Prezenca e lëndimeve fizike nuk është vendimtare për përcaktimin e dhunimit. Prokuroria ka parashtruar si provë video inçizimet, dëshminë e dhënë nga eksperti mjeko-ligjor si dhe provat për kanosjen dhe dhunën ekstreme që tregojnë se Marigona nuk ka qenë në gjendje të japë pëlqim për aktin seksual. Gjykata Themelore tërësisht e ka injoruar video-inçizimin dhe dëshminë e ekspertit mjeko-ligjor, që dëshmon mungesën e pëlqimit si element esencial i veprës penale të dhunimit, si dhe rrethanat e dhunshme dhe frikshme në të cilat ndodh ajo.

Nga ana tjetër, gabimet dhe lëshimet e njëpasnjëshme nga Gjykatat Themelore, të cekura nga Apeli, pasqyrojnë neglizhencën e grave nga sistemi, çka është duke i bërë këto raste barrë të familjeve të viktimave dhe të të mbijetuarave.

Ne jemi të indinjuar/a dhe të revoltuar/a me këtë vendim të Gjykatës së Apelit që pasqyron një problem më të thellë sistemik dhe neglizhimin të theksuar institucional të jetave të grave. Prandaj thërrasim në organizim dhe vëmendje për këtë rast. Nuk mund të lejojmë që rasti i Marigonës të zvarritet në ndërtesat e gjykatave dhe eventualisht t’ua thellojë edhe më tej dhimbjen familjarëve të saj. Nuk mund të lejojmë që praktika të tilla ping-pongu me jetat e grave të bëhen normë.

Ju ftojmë që të na bashkoheni këtë të mërkurë, nga ora 12:00,në Pallatin e Drejtësisë, pranë Gjykatës së Apelit të protestojmë dhe të kërkojmë drejtësi për Marigonën dhe çdo grua tjetër, të gjallë a të vdekur.

Artikulli paraprakNjë nga qytetet më të mëdha në botë rrezikon të mbesë pa ujë
Artikulli i rradhës Çaji jeshil ndihmon kundër kancerit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.