Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një nga qytetet më të mëdha në botë rrezikon të mbesë pa ujë

Lajme 28/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mexico City, metropol me gati 22 milionë njerëz dhe njëri nga qytetet më të mëdha të botës, po përballet me krizë të ujit pasi një sërë problemesh – duke përfshirë edhe gjeografinë, zhvillimin kaotik urban dhe infrastrukturën – janë komplikuar nga ndikimet e ndryshimeve klimatike.

Alejandro Gomez ka jetuar më shumë se tre muaj pa pasur rregullisht ujë. Ndonjëherë uji vjen për një orë ose dy, por vetëm duke rrjedhur pak, sa për të mbushur disa kova. Pastaj asgjë për disa ditë.

Gomez, i cili jeton në qarkun Tlalpan të Mexico Cityt, nuk ka rezervuar të madh të ujit, kështu që nuk mund të marrë ujë nga kamionët e shpërndarjes – nuk ka ku ta lërë. Në vend të kësaj, ai dhe familja e tij blejnë dhe ruajnë çfarë munden

“Është situatë e vështirë”, ka thënë ai. “Neve na duhet ujë, është esencial për gjithçka”.

Mungesa e ujit nuk është e rrallë në këtë lagje, por kësaj radhe është ndryshe, ka thënë Gomezi.

“Tani, po vjen ky mot i nxehtë. Situata është keq, gjërat janë më të komplikuara”.

Mexico City, metropol me gati 22 milionë njerëz dhe njëri nga qytetet më të mëdha të botës, po përballet me krizë të ujit pasi një sërë problemesh – duke përfshirë edhe gjeografinë, zhvillimin kaotik urban dhe infrastrukturën – janë ndërlikuar nga ndikimet e ndryshimeve klimatike.

Vite me reshje të ulëta jonormale, periudha më të gjata të thatësisë dhe temperaturat e larta kanë shtuar ngarkesë mbi një sistem të ujit që po mundohet t’i plotësojë kërkesat e larta. Autoritetet janë detyruar të vendosin kufizime mbi ujin e pompuar nga rezervuarët.

“Disa lagje kanë vuajtur me javë nga mungesa e ujit dhe na ndajnë katër muaj nga fillimi i reshjeve”, ka thënë Christian Domínguez Sarmiento, shkencëtar atmosferik në Universitetin Nacional të Meksikës (UNAM).

Politikanët po minimizojnë çdo krizë, por disa ekspertë kanë thënë se situata ka arritur në një nivel kritik saqë Mexico City mund të shkojë drejt “ditës zero” brenda disa muajve.

Artikulli paraprakNgrënia e një diete të shëndetshme me bazë bimore mund të bëjë që apnea e gjumit të jetë më pak e mundshme
Artikulli i rradhës Protestë kundër vendimit të Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmani

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.