Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çaji jeshil ndihmon kundër kancerit

Jetë 28/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Disa studime sugjerojnë se të çaji jeshil dhe çaji i zi ndihmojnë në mbrojtjen kundër kancerit. Për shembull, normat e kancerit të priren të jenë të ulëta në vende të tilla si Japonia, ku njerëzit konsumojnë rregullisht çaj jeshil. Megjithatë, nuk është e mundur të dimë me siguri nga këto studime nëse çaji jeshil e parandalon kancerin.

Studimet klinike të hershme sugjerojnë se polifenolet në çaj, sidomos në çajin jeshil, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit. Hulumtuesit gjithashtu besojnë se polifenolët ndihmojnë në luftimin e qelizave kanceroze dhe ndalojnë rritjen e tyre.

Kanceri i fshikëzës. Në një studim që krahason njerëzit me dhe pa kancer të fshikëzës së uriëns, studiuesit gjetën se gratë që pinin çaj të zi dhe çaj jeshil pluhur kishin më pak gjasa për të zhvilluar kancerin e fshikëzës. Një studim klinik i mëtejshëm nga i njëjti grup i studiuesve tregoi se njerëzit me kancer të fshikëzës, veçanërisht burrat, që pinin çaj jeshil kishin një normë mbijetese 5 vjet më shumë se ata që nuk pinë çaj jeshil. Njerëzit me kancer duhet të konsultohen me mjekun e tyre para se të shtoni çaj në regjim të tyre.

Kanceri kolorektal (i zorrës së trashë). Studimet mbi efektet e çajit jeshil në zorrën e trashë kanë treguar rezultate kontradiktore. Disa studime tregojnë uljen e rrezikut në pacientët që pinë çaj, ndërsa studime të tjera tregojnë rritje të rrezikut. Në një studim, gratë që pinin 5 ose më shumë gota çaji jeshil në ditë kishin një rrezik më të ulët të kancerit kolorektal në krahasim me ato që nuk pinin çaj. Megjithatë, kjo nuk kishte asnjë efekt mbrojtës për burrat. Studime të tjera tregojnë se pirja e çajit të rregullt mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit kolorektal në femra. Nevojiten më shumë studime para se studiuesit të rekomandojnë çajin jeshil për parandalimin e kancerit kolorektal.

Kanceri i ezofagut. Studimet në kafshë laboratorike kanë gjetur se polifenolët në çajin jeshil pengojnë rritjen e qelizave të kancerit të ezofagut. Megjithatë, studimet në njerëz kanë prodhuar gjetje kontradiktore. Për shembull, një studim në shkallë të gjerë të popullsisë gjeti se çaji jeshil ofronte mbrojtje kundër zhvillimit të kancerit të ezofagut, veçanërisht te gratë. Një tjetër studim nxori përfundime të kudnërta, konsumimi i çajit jeshil shoqërohej me rritje të rrezikut për kancer të ezofagut. Në fakt, sa më i fortë dhe i nxehtë të ishte çaji, aq më i lartë ishte rreziku. Duke pasur parasysh këto rezultate kontradiktore, duhen më shumë hulumtime para se shkencëtarët ta rekomandojnë çajin jeshil për parandalimin e kancerit të ezofagut.

Kanceri në mushkëri. Ndërsa është vërtetuar se polifenolët në çajin jeshil pengojnë rritjen e qelizave të kancerit në mushkëri në epruveta, disa studime klinike kanë parë lidhjen midis pirjes së çajit jeshil dhe kancerit të mushkërive. Studimet e kryera janë kontradiktore. Një studim tregoi se çaji i Okinauas, i ngjashëm me çajin jeshil por i fermentuar vetëm pjesërisht, shoqërohej me ulje të rrezikut për kancer të mushkërive. Por një studim i dytë gjeti se çaji jeshil dhe çaji i zi e rrisnin rrezikun e kancerit të mushkërive. Më shumë studime janë të nevojshme. Ndërkohë, çaji jeshil nuk duhet të përdoret nga pacientët në terapi me bortezomib.

Kanceri i pankreasit. Në një studim me shkallë të gjerë, studiuesit krahasuan ata që pinin çaj jeshil me ata që nuk piinn dhe zbuluan se personat që pinin më shumë çaj kishin më pak gjasa të zhvillonin kancerin e pankreasit. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për gratë, ato që pinin më shumë çaj jeshil kishin 50% më pak mundësi të zhvillonin kancer të pankreasit. Burrat që pinin çaj kishin 37% më pak gjasa për të zhvilluar kancerin e pankreasit.

Megjithatë, nuk është e qartë nga ky studim nëse çaji jeshil ishte i vetmi përgjegjës për uljen e rrezikut të kancerit pankreatik. Më shumë studime janë të nevojshme.

Kanceri i prostatës. Studimet laboratorike kanë zbuluar se ekstraktet e çajit jeshil parandalojnë rritjen e qelizave të kancerit të prostatës në epruveta. Një studim i madh klinik në Kinën Juglindore gjeti se rreziku i kancerit të prostatës ulej me rritjen e shpeshtësisë, kohëzgjatjes dhe sasisë së konsumit të çajit jeshil. Megjithatë, të dy çajrat, edhe ai jeshil dhe i zi, stimulonin gjenet që i bënin qelizat më pak të ndjeshme ndaj ilaçee të kimioterapisë. Ndaj personat që po i nënshtroheni kimioterapisë duhet të flasin me mjekët para se të pinë çaj të zi apo jeshil ose nëse marrin suplemente çaji.

Kanceri i lëkurës. Polifenolet kryesore në çajin jeshil janë EGCG. Studimet shkencore tregojnë se EGCG dhe polifenolet e çajit jeshil kanë veti anti-inflamatore dhe antikanceroze që mund të ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit dhe rritjes së tumorit të lëkurës.

Kanceri i stomakut. Studimet laboratorike kanë gjetur se polifenolet e çajit jeshil pengojnë rritjen e qelizave të kancerit në stomak në epruveta, megjithatë, studimet në njerëz kanë qenë më pak domethënëse. Në dy studime që krahasuan njerëzit që pinë çaj jeshil me ata që nuk pinë, studiuesit gjetën se njerëzit që pinin çaj kishin 50% më pak gjasa për të zhvilluar kancerin e stomakut dhe inflamacion të stomakut krahasuar me ata që nuk pinin çaj jeshil. Megjithatë, një studim klinik me më shumë se 26.000 meshkujve dhe femrave në Japoni nuk gjeti asnjë lidhje mes çajit jeshil dhe rrezikut për kancer të stomakut. Disa studime madje sugjerojnë se çaji jeshil mund të rrisë rrezikun e kancerit të stomakut.

Po kryhen studime të mëtejshme për të parë nëse çaji jeshil ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të stomakut.

Artikulli paraprakProtestë kundër vendimit të Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmani
Artikulli i rradhës Fillon vaksinimi kundër HPV për vajzat në Gjilan

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.