Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë është aplikuar IVUS në procedurën e stentimit.
Për këtë kanë njoftuar vet kardiologët e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Shneta.
“Aplikimi i IVUS në procedurën e stentimit, për herë të parë në QKUK”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Lulzim Bashota, Luan Keka dhe Xhevdet Krasniqi.
IVUS – Ekografia intravaskulare është një test imazherie që krijon imazhe të zemrës dhe enëve të gjakut nga brenda trupit. /Gazeta Shneta/




