Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Grupi ndërministror kundër dhunës në familje dënon ashpër gjuhën e përdorur për shëndetin riprodhues

Lajme 29/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Grupi Ndërministror kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe me bazë gjinore e ka dënuar ashpër gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit lidhur me shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor.

“Ne theksojmë nevojën për të përqendruar diskutimet në lidhje me shëndetin riprodhues në bazë të fakteve dhe në prizmin e të  drejtave të njeriut, duke shmangur gjuhën e urrejtjes që ulë parimet themelore të barazisë gjinore dhe autonomisë së grave.”

Ky grup ka thënë se individët, veçanërisht gratë, duhet të marrin vendime të informuara lidhur me zgjedhjet e tyre riprodhuese, pa diskriminim dhe paragjykim, duke shtuar se këto të drejta janë të garantuara me Kushtetutë.

“Kjo përgjigje thekson angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të individëve, veçanërisht të grave, për të marrë vendime të informuara lidhur me zgjedhjet e tyre riprodhuese, pa diskriminim dhe paragjykim. Këto të drejta, janë  të  garantuara edhe me  Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlerat mbi të cilat qëndron Kushtetuta e vendit i ka vendosur në Nenin 7: “Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respetimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit ligjit, mosdiskriminimit,[…]”(paragrafi 1) dhe “Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, […].” (paragrafi 2).”

Grupi Ndërministror kundër dhunës në familje ka përmendur edhe nenin 26 të Kushtetutës.

““Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/të saj, që përfshin: 1) të drejtën që të marrë vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligj; 2) të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin”; 3) të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin”; 4)të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij”.”

Ku grup ka thënë se projektligji mbi shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor, “përcakton të drejtat e shëndetit riprodhues përfshirë riprodhimin, informimin, edukimin dhe këshillimin mbi shëndetin seksual dhe riprodhues përgjatë gjithë ciklit jetësor, amësinë e sigurt, planifikimin e familjes, parandalimin dhe trajtimin e përshtatshëm të infertilitetit, shërbimet për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, HIV/AIDS-it, si dhe infeksioneve dhe sëmundjeve të traktit riprodhues, parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtim të sëmundjeve malinje të sistemit riprodhues dhe karcinomës së gjirit dhe jetën seksuale dhe riprodhuese me vullnetin e saj/tij”.

“Rregullimi i kësaj fushe krijon mundësinë për organizimin, funksionimin, rolin dhe përgjegjësinë institucionale dhe profesionale, mbikëqyrjen, inspektimin, për kujdesin shëndetësor të sigurt dhe cilësor që ofrohet në fushën e shëndetit riprodhues, me qëllim të ruajtjes, promovimit, përmirësimit të të drejtave të shëndetit seksual dhe riprodhues. Ne, anëtarët e Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj grave dhe Dhunës me bazë gjinore ngrisim zërin për të  promovuar një mjedis parlamentar konstruktiv dhe të respektuar, që zhvillon politika progresive në përputhje me parimet e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.”

Artikulli paraprakKardiologët në QKUK aplikojnë për herë të parë procedurën e stenimit përmes IVUS
Artikulli i rradhës Vitia: Fondin e Sigurimeve Shëndetësore e kam gjetur edhe më keq se që kam menduar

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.