Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

CDC raporton se vaksinat kundër gripit ishin efektive kundër shtameve të virusit në këtë dimër

Lajme 29/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vlerësimet e hershme sugjerojnë se vaksinat kundër gripit po funksionojnë mirë në sezonin aktual të gripit dimëror në SHBA.

Vaksinat ishin rreth 40% efektive në parandalimin e të rriturve që të sëmureshin mjaftueshëm nga gripi saqë duhej të shkonin në zyrën e mjekut, klinikë ose spital, thanë zyrtarët shëndetësorë gjatë një takimi të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raporton Associated Press përcjell Gazeta Shneta.

Fëmijët që ishin vaksinuar kishin afërsisht 60% më pak gjasa për të marrë trajtim në zyrën e mjekut ose në spital, thanë zyrtarët e CDC.

Zyrtarët në përgjithësi janë të kënaqur nëse një vaksinë e gripit është 40% deri në 60% efektive.

Injeksionet kanë tendencë të jenë më efektive kur ato përputhen mirë me shtamet e gripit qarkullues. Zyrtarët thonë se kjo është ajo që ka ndodhur gjatë këtij sezoni – relativisht tipik – të gripit.

Vaksinat vjetore të gripit rekomandohen për të gjithë individët nga 6 muaj e sipër në SHBA. Sipas të dhënave të CDC, rreth gjysma e fëmijëve të kualifikuar dhe më pak se gjysma e të rriturve morën vaksina kundër gripit në muajt e fundit.

CDC përdorë disa sisteme për të gjurmuar vaksinat. Njëri është një rrjet spitalesh që ofrojnë informacione se sa mirë vaksinat parandalojnë sëmundjet e lidhura me gripin duke u bazuar në rastet e pranimit të pacientëve në spital nga gripi. Një tjetër bazohet në të dhënat ambulatore nga klinikat e kujdesit urgjent dhe departamentet e urgjencës spitalore.

Vlerësimet nga katër sisteme të ndryshme të mbikëqyrjes u prezantuan në takimin e së mërkurës të një komiteti që këshillon CDC-në për vaksinat.

Vlerësimi i efektivitetit të të rriturve është i ngjashëm me atë që CDC raportoi fillimisht për sezonin e fundit të gripit.

E pyetur nëse vaksinimet e përsëritura, vit pas viti, mund të çojnë në përgjigje më të ulëta të sistemit imunitar. Një zyrtare e CDC-së tha se disa studiues e kanë eksploruar këtë pyetje, deri më tani pa rezultate përfundimtare.

“Një gjë që duket se lind vazhdimisht nga këto gjëra është se në përgjithësi ju jeni më mirë nëse jeni vaksinuar sesa nëse nuk e keni bërë,” tha Dr. Lisa Grohskopf nga CDC. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKollçaku: Ligji për shëndetësi pritet të procedohet shpejt në Kuvend
Artikulli i rradhës Rutina e kujdesit të lëkurës me pesë hapa për t’u dukur më e re, rekomandime nga dermatologja në SHBA

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.