Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK-ja dhe shoqata italiane nënshkruajnë memorandum për trajtimin Osteopatik të fëmijëve në Kosovë

Lajme 01/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

ShSKUK-ja dhe shoqata “KAIROS Osteopatia e Medicine Integrata” e Italisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi për trajtimin osteopatik të fëmijëve në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Nënshkrimi u bë nga zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së, Osman Hajdari, dhe kryetari i shoqatës “KAIROS Osteopatia e Medicine Integrata”, dr. Tomaso Ferron, përcjell Gazeta Shneta.

Marrëveshja është për 2 vite me mundësi vazhdimi dhe përfshin edhe trajnime në Itali për profesionistët shëndetësorë të QKUK-së.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe shoqata “KAIROS Osteopatia e Medicine Integrata” e Italisë, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim për realizimin dhe organizimin e trajtimeve osteopatike (trajtimin e problemeve mjekësore duke shtypur dhe lëvizur në mënyrë manual muskujt dhe kockat), për fëmijët e shtruar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Në emër të drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Elvir Azizi, Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së, Osman Hajdari si dhe kryetari i shoqatës “KAIROS Osteopatia e Medicine Integrata”, dr. Tomaso Ferron, marrëveshje kjo e nënshkruar për kohëzgjatje prej 2 vitesh, me mundësi vazhdimi.

Përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, profesionistët shëndetësor të QKUK-së do të mund të trajnohen në Itali, për të thelluar trajnimet dhe bashkëpunimet teorike dhe praktike, në interes të përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTë moshuarit dhe grupmoshat e mesme duhet të marrin dozën përforcuese për COVID-in e pranverës, ka bërë thirrje CDC
Artikulli i rradhës Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit lidhet me rezultate të përmirësuara të fertilitetit, zbulon studimi i ri

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.