Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit lidhet me rezultate të përmirësuara të fertilitetit, zbulon studimi i ri

Femina 01/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
 
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rezultatet nga një studim i kohëve të fundit sugjerojnë se ekspozimi i moderuar ndaj rrezatimit diellor gjatë vjeshtës dhe pranverës mund të ndihmojë në përmirësimin e rezervës së vezoreve tek gratë e moshës 30-40 vjeç.

Hulumtimet janë duke vazhduar rreth faktorëve që ndikojnë në fertilitetin femëror dhe se si gratë mund t’i modifikojnë këta faktorë, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Shumë njerëz përballen me sfida të fertilitetit, veçanërisht ata që janë mbi 35 vjeç.

Studiuesit po eksplorojnë shkaqe të ndryshme të mundshme të infertilitetit, siç janë faktorët mjedisorë dhe nëse modifikimi i këtyre faktorëve mund të ketë ndonjë ndikim në rezultatet e fertilitetit.

Një studim i fundit i botuar në “Steroids”, ekzaminoi se si ekspozimi ndaj rrezatimit diellor ndikon në fertilitetin e femrave. Studiuesit ekzaminuan nivelet e një hormoni specifik të quajtur hormoni anti-Müllerian (AMH) dhe se si nivelet e këtij hormoni ndryshonin gjatë periudhave të ndryshme të vitit.

Rezultatet ishin domethënëse për gratë mbi 30 vjeç që përjetuan nivele më të larta të hormoni anti-Müllerian (AMH) në pranverë dhe vjeshtë, kur kishte nivele të moderuara të intensitetit të rrezatimit diellor.

Megjithatë, studiuesit nuk e vëzhguan këtë efekt tek gratë nën 30 vjeç, duke treguar se rrezatimi diellor mund të ndikojë më shumë në fertilitetin e femrave me kalimin e moshës. Kërkohen më shumë hulumtime për të kuptuar këta faktorë dhe implikimet e mundshme klinike.

Ekspozimi i diellit rrit fertilitetin femëror

Ky studim u krye në Izrael dhe përfshiu 2235 gra kryesisht midis moshës 20 dhe 40 vjeç.

Studiuesit donin të kuptonin më mirë marrëdhënien midis ekspozimit ndaj rrezatimit diellor dhe hormonit anti-Müllerian (AMH), një tregues i fertilitetit femëror.

“Kur vlerësohet statusi i fertilitetit të një pacienti, shpesh, merret një nivel i hormonit anti mullerian. Ky nivel lidhet me rezervën ovariane. Studimet kanë zbuluar se hormoni anti-Müllerian zvogëlohet me kalimin e moshës, dhe për këtë arsye ndikon edhe fertilitetin,” shpjegoi Dr. Kelli V. Burroughs, një eksperte mjekësore e shëndetit të grave për Medical News Today.

Autorët e studimit shikuan të dhënat e pjesëmarrësve për 4 vjet. Studiuesit matën rrezatimin diellor në rrethin qendror të Izraelit duke përdorur të dhëna nga faqja e internetit e Shërbimit Meteorologjik të Izraelit.

Studiuesit zbuluan se nivelet e hormoni anti-Müllerian bien me moshën, kështu që ata i ndanë pjesëmarrësit në dy grupe: të moshës 20-29 vjeç dhe 30-40 vjeç. Për gratë në kategorinë 20-29-vjeçare, studiuesit nuk gjetën një lidhje midis niveleve të hormoni anti-Müllerian dhe stinëve ose intensitetit të rrezatimit diellor.

Megjithatë, rezultatet ishin të ndryshme për gratë në grupin 30-40 vjeç. Studiuesit zbuluan se nivelet e hormoni anti-Müllerian u rritën për këto gra në pranverë dhe vjeshtë kur kishte nivele të moderuara të intensitetit të rrezatimit diellor në krahasim me muajt e dimrit kur kishte nivele të ulëta të intensitetit të rrezatimit diellor.

Rezultatet tregojnë se ekspozimi ndaj rrezatimit të moderuar diellor mund të jetë i dobishëm për gratë në të 30-at që përpiqen të mbeten shtatzënë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQKUK-ja dhe shoqata italiane nënshkruajnë memorandum për trajtimin Osteopatik të fëmijëve në Kosovë
Artikulli i rradhës Ekspertët zbulojnë se si lidhet stresi dhe obeziteti, si të frenoni dëshirën për të ngrënë më shumë në përgjigje të stresit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.