Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacienti gjerman është vaksinuar kundër COVID-19, 217 herë

Lajme 06/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një 62-vjeçar nga Gjermania, kundër këshillës mjekësore, është vaksinuar 217 herë kundër Covid-it, raportojnë mjekët.

Rasti i çuditshëm është dokumentuar në revistën “The Lancet Infectious Diseases”, raporton BBC përcjell Gazeta Shneta.

Vaksinat janë blerë dhe dhënë privatisht brenda 29 muajve. Pacienti duket se nuk ka pësuar asnjë efekt të keq, kanë konfirmuar studiuesit nga Universiteti i Erlangen-Nurembergut.

“Ne mësuam për rastin e tij nëpërmjet artikujve të gazetave,” tha Dr. Kilian Schober, nga departamenti i mikrobiologjisë së universitetit. Më pas e kontaktuam dhe e ftuam të bënte teste të ndryshme në Erlangen. Ai ishte shumë i interesuar ta bënte këtë”.

Dr. Schober tha se: “Ne ishim në gjendje të merrnim vetë mostrat e gjakut kur 62-vjeçari mori një vaksinim të mëtejshëm gjatë studimit me insistimin e tij. Ne ishim në gjendje t’i përdornim këto mostra për të përcaktuar saktësisht se si sistemi imunitar reagon ndaj vaksinimit.”

Evidencat për 130 dozat u mblodhën nga prokurori publik i qytetit të Magdeburgut, i cili hapi një hetim me pretendimin për mashtrim, por nuk u ngrit asnjë akuzë penale.

Vaksinat kundër Covid-19 nuk mund të shkaktojnë infeksion, por mund ta mësojnë trupin se si të luftojë sëmundjen.

Vaksinat e acidit ribonukleik mesengjere (ARNm) funksionojnë duke u treguar qelizave të trupit pak kod gjenetik nga virusi. Më pas, sistemi imunitar duhet të njohë dhe të dijë se si të luftojë Covid-in nëse e hasin realisht.

Dr. Schober shqetësohej se hiper-stimulimi i sistemit imunitar me doza të përsëritura mund të kishte lodhur disa nga këto qeliza.

Por studiuesit nuk gjetën asnjë provë për këtë tek 62-vjeçari.

Dhe nuk kishte asnjë shenjë se ai ishte infektuar ndonjëherë me Covid-19.

Studiuesit si përfundim thanë se: “E rëndësishmja, ne nuk e miratojmë hiper-vaksinimin si një strategji për të rritur imunitetin adaptiv.”

Dhe rezultatet e testeve të tyre mbi 62-vjeçarin ishin të pamjaftueshme për të nxjerrë përfundime të gjera, e lëre më rekomandime për publikun. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSpitali i Përgjithshëm i Pejës dhe i Gjakovës anëtarësohen në Rrjetin e Spitaleve Promovuese të Shëndetit
Artikulli i rradhës Mjekët me peticion kundër deklarimit të pasurisë: Po shantazhohemi dhe stigmatizohemi

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.