Kryesia e Sindikatës së punëtorëve në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare ka reaguar ndaj disa pretendimeve të deputetes së LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi, për presion ndaj punëtorëve në këtë institucion.
Sindikata ka demantuar këto pretendime duke thënë se në QKSUK nuk ka dhunë psiqike dhe presion siç ka pretenduar deputetja, shkruan Gazeta Shneta.
“Kryesia e sindikatës QKSUK, Reagon ndaj fjalimit të deputetes së LDK në Pralamendin e Kosovës në lidhje me Punën në QKSUK. Nuk qëndrojnë pohimet se ushtrohet dhunë psikike dhe presion nē punë në mënyrë kolektive. Ankesat munden me qenë personale por jo kolektive”, thuhet në këtë reagim të adresuar në redaksinë e Gazetës Shneta.
Valentina Bunjaku-Rexhepi deputete e LDK-së ka thënë se në QKSUK punonjësit ndihen të rrezikuar në vendin e tyre të punës për shkak të dhunës psiqike dhe presionit nga menaxhmenti.
“Këto shqetësime duhet të adresohen në organet kompetente në institucioneve shëndetësore dhe autoriteteve të larta të Qeverisë dhe pse jo të ketë edhe hetim parlamentar”, ka deklaruar ajo. /Gazeta Shneta/




