Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Grave, Universiteti i Prishtinës ka nderuar me mirënjohje, profesoreshat e njësive akademike dhe dy dekanet e përzgjedhura.
Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, ka nderuar me mirënjohje për kontributin meritor dhe zhvillimin e UP-së, profesoreshat e njësive akademike në ditën simbolike të gruas.
Për shërbimi shumëvjeçar në ligjërim, angazhim brenda strukturave të njësive akademike, si dhe me punë shkencore në fushat përkatëse, prof. Qerimi ndau mirënjohje për Zana Baruti – Gafurrin nga Fakulteti i Mjekësisë.
Një portfolio i paraqitur në webfaqen zyrtare të Fakultetit të Mjekësisë, tregon se Zana Baruti – Gafurri është specialiste e Biokimisë Klinike dhe në njësitë akademike universitare ka qenë e pranishme që nga vitit 1987, fillimisht si asistente e lëndës Biokimi e Përgjithshme dhe Biokimi Klinike (2005), për t’u ngritur më pas në thirrjen akademike Profesor asistent në vitin 2013 dhe ligjëruese e Biokimisë së Përgjithshme dhe Klinike për drejtimet Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji, Farmaci dhe Infermieri.
Me një bagazh plot 37 vite, prof. Dr. Baruti-Gafurri është një emër i lakuar për profesionalizëm dhe meritor në mirënjohjet e dhëna.
UP-ja, përveç prof. Baruti- Gafurri, ka shpërblyer me mirënjohje edhe këta emra nga lista e meritorëve për kontributin e dhënë ndër vite:
Prof. Gentiana Beqa-Ahmeti – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit;
Prof. Zana Baruti-Gafurri – Fakulteti i Mjekësisë;
Prof. Laura Kusari – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit;
Prof. Teuta Abrashi – Fakulteti i Filologjisë;
Prof. Arta Basha-Jakupi – Fakulteti i Arkitekturës;
Prof. Ganimete Kulinxha – Fakulteti i Edukimit;
Prof. Linda Gusia – Fakulteti Filozofik;
Prof. Mirlinda Batalli – Fakulteti Juridik;
Prof. Frerdije Zhushi – Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore;
Prof. Merita Juniku-Qerkezi – Fakulteti i Arteve;
Prof. Iliriana Miftari – Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë;
Prof. Vjosa Shatri-Kurtaj – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike;
Prof. Arlinda Rrecaj- FIM;
Prof. Ardiana Gashi – Fakulteti Ekonomik;
Prof. Shqipe Bajçinca-Brestovci – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit;
Prof. Suzana Manxhuka-Kërliu – Dekane, Fakulteti i Mjekësisë;
Prof. Lindita Sejdiu-Rugova – Dekane, Fakulteti i Filologjisë.




