Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“R.I.P Higjiena” – Studentët bojkotojnë mësimin, shkak papastërtia pasi stafi teknik i UP-së gjendet në grevë

Lajme 11/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik/Organizata Studentore “Reforma” kanë bojkotuar të hënën procesin mësimor, pasi stafi teknik i UP-së gjendet në grevë, dhe për pasojë papastërtia është në gjendje alarmante, raporton Ekonomia Online.

Studentet para hyrjes së Fakultetit kanë vendosur edhe një karrige me mbishkrimin “R.I.P Higjena”.

Po ashtu sot gjatë ditës punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të Universitetit “Hasan Prishtina”, mbajnë protestë para rektoratit të UP-së.

Ismet Krasniqi, kryetari i Organizatës Studentore “Reforma”, tha se sot gjatë tërë ditës studentët e këtij fakulteti nuk do të mbajnë mësim.

Ai tha se si student i përkrahin kërkesat e punëtorëve që kanë hyrë në greve.

“Ne kemi organizuar një aksion simbolik duke bojkotuar procesin mësimor në Fakultetin Filozofik gjatë gjithë ditës, arsyet siç i kemi cekur edhe ne reagime publike janë kushtet e pastërtisë në ambientet e UP-së. Higjen e pastërtia ne universitet e fakultet nuk do të duhej të ishin luks, këto janë nevoja bazike. E dimë që stafi teknik tash e një kohë gjendet në grevë, ne po shpresojmë që kërkesat e tyre të aprovohen sa më parë që të jetë e mundur për shkak se dhe ne si student po vlerësojmë se paga 250 euro është një pagë e cila më të vërtetë është tejet e ulët për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet e tyre. Gjatë javëve të kaluara edhe ne vete si student kemi tentuar që herë pa here ta pastrojmë fakultetin por siç mund ta shohin nuk kalojnë dy tri dite se gjendja e papastërtisë kthehet në gjendjen e mëparshme për shkak të studentëve”.

“Ne qëllimisht e kemi filluar me Fakultetin Filozofik, pasi si organizatë udhëheqim edhe dy fakultete të tjera, ne kemi menduar që t’u japim kohë për zgjidhjen e problemit për shkak se i dimë proceset burokratike në Kosovë, nuk është e lehtë që ato të zgjidhen. Këtë javë do të humbim mësimin vetëm gjatë ditës së hënë, nëse kërkesat nuk aprovohen do të vazhdojmë edhe me fakultetin e edukatës fizike dhe sportit e po ashtu edhe me fakultetin e arteve”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakMoti në 5 ditët në vazhdim
Artikulli i rradhës Ndërron jetë mjeku vushtrrias, Fehmi Haxhaj

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.