Sipas “Prishtina Weather”, pritet që periudha me reshje të shiut dhe erë të fortë të vazhdojë gjatë javës që po fillon. Gjatë javës së ardhshme, të hënën pritet të ketë shi më të përshkallëzuar, sidomos pasdite, pas qetësimit të erërave jugore. Erërat pritet të arrijnë deri në 20m/s (70km/h).
Të martën, reshjet pritet të shoqërohen me rrebesha shiu dhe bubullima, ndërsa ditët e mërkurë dhe të enjten pritet të vazhdojë shiu lokal. Ditën e premtë pritet të ketë intervale me diell, por edhe vransira, përcjell Gazeta Shneta.
Temperaturat pritet të ndryshojnë nga 12°C deri në 14°C, me një rënie në fillim të javës deri në 10°C nga mesi i javës. Minimalet pritet të lëvizin nga 2°C deri në 7°C.
Erërat do të ndryshojnë drejtimin ditën e mërkurë, duke fryrë nga krahu verior me intensitet të lehtë dhe mesatar prej 2-9m/s.
Të reshurat dhe erërat pritet të sjellin ndotës ajrorë në nivele të shpërndarë gjatë ditëve të ardhshme, me indeksin që mbetet në vlera të pranueshme.
Megjithatë, vende-vende në orët e mbrëmjes pritet të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve, duke çuar indeksin në vlera të dobëta të ndotjes./Gazeta Shneta/





