Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shëndeti fizik tek fëmijët në gjendje kritike – Fëmijët kosovar janë 40% më pak të zhvilluar se sa vendet e rajonit

Lajme 12/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Komisionin për arsim shkencë, teknologji, inovacion, kulturë, rini dhe sport ku është diskutuar për gjendjen e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve, përfaqësues të Fakultetit të Edukimit Fizik kanë kërkuar që të rritet numri i orëve në shkolla për lëndën e edukimit fizik.

Kjo sipas tyre është e nevojshme për shëndetin fizik dhe po ashtu në aspektin mendor të fëmijëve.

Aktualisht në Kosovë janë 2 orë në javë edukim fizik, ndërsa është thënë se në Kroaci i kanë 5 orë në javë.

Mungesa e aktivitetit të mjaftueshëm fizik dhe përdorimi i teknologjisë, sipas përfaqësuesve të Fakultetit të Edukimit Fizik, po ndikojnë në obezitetin e fëmijëve dhe po ashtu problemet tjera shëndetësore.

Musa Selimi, Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP, tha se situata e fëmijeve në këtë cështje është kritike dhe duhet të ndërmerren masa.

Ai tha se nga parametrat e matura gjendja tek fëmijët është shqetësuese.

Ai tha se dy orë edukatë fizike në javë në shkolla janë të pamjaftueshme dhe se orët në shkolla duhet të shtohen. Ai shtoi se nevojiten rreth 60 minuta në ditë aktivitet fizik për fëmijët.

“Arsyet pse kemi kërkuar këtë takim është nevoja që të ndryshojmë gjendjen kritike tek fëmijët tanë në edukim dhe sport. Ne parametra që kemi matur kemi ardhur ne përfundim që me vendin e rajoni jemi shumë larg. Në hulumtimin e fundit del që 40 për qind e përfomancën fizike, fëmijët tanë janë më pak të zhvilluar se të tjerët në rajon. Mendoj se është një situatë kritike. Kemi realizuar edhe një projekt nga ambasada amerikane dhe te dhënat na dërgojnë në një situatë kritike. Ne kemi ardhur që këtë hall që ka vite që e diskutojmë në mënyra të ndryshme në vend e takime të ndryshme por kemi hasur në vesh të shurdhër”, tha ai. /EO

Artikulli paraprakÇfarë duhet të dini rreth intoksikimit me kafeinë, hapat që duhet ndërmarrë në rast të mbidozimit
Artikulli i rradhës Mbretëria e Bashkuar: NHS shton një ilaç të ri shpresëdhënës për trajtimin e kancerit të mitrës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.