Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

S’kemi mjekë as për “ilaç”, ZERO aplikime në një konkurs të QKMF-së në kryeqendër

Lajme 14/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë është duke u përballuar me mungesë të mjekëve.

Pas pensionimit të tyre, në kuadër të kujdesit parësor shëndetësor nuk mund të ketë zëvendësime të reja.

Në repartin e pediatrisë në Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë punohet vetëm nga ora 07:00 deri në 15:00, kjo pasi pediatrit kanë dalë në pension.

Kështu ka bërë të ditur zv/drejtori i QKMF-së, Rrezart Halili.

“Është zvogëluar ndërrimi i pasdites sepse kanë shkuar pediatrit në pension dhe tash po punojnë prej të hënës deri të premten prej orës 07:00-15:00 dhe janë 3-4 pediatër”, tha Halili.

Halili deklaroi se në mungesën e Pediatërve në ndërrimin e pasdites kontrollojnë mjekët familjar.

“Udhëzimi Administrativ për Kujdes Parësor nuk lejon rekrutimin e pediatërve të rinj, por vetëm mjekë familjarë, biokimistë dhe radiolog. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shtyrë që me rastin e pensionimit të kolegëve tanë nga pediatria kemi arritur në këtë gjendje. Mjekët familjarë janë të trajnuar për kontrollin e fëmijëve atëherë pasdite kontrollet tek mjeku familjarë”, u shpreh ai për Front Online.

Halili ka bërë të ditur se QKMF ka mungesë të biokimistit dhe radiologut.

Në konkursin e fundit s’ka aplikuar askush, thotë ai.

“Reumatologu, dermatologu është pensionuar ka vetëm mjekë familjarë. Kemi mungesë të biokimistit dhe radiologu, por në konkursin e fundit nuk ka aplikuar askush”, përfundoi Halili.

Rreth 150 mjekë janë larguar nga vendi i punës vetëm në vitin 2023, sipas Odës së Mjekëve. Kurse gjatë këtij viti, 17 tjera kanë kërkuar dokumentin e pastërtisë etiko-profesionale, që nevojitet për punësim në Perëndim.

Artikulli paraprakStudimi klinik i një testi gjaku tregon 83% saktësi për zbulimin e kancerit kolorektal
Artikulli i rradhës Kirurgu nga Italia kryen një operacion të ndërlikuar në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.