Një kirurg nga Italia ka kryer një operacion të ndërlikuar në Spitalin e Pejës bashkë me mjekët vendas.
Sipas njoftimit nga spitali, kirurgët Dr. Alfonso Recordare nga Italia, Dr. Fazli Shala, Dr. Sejfedin Burri, si dhe Anesteziologët Dr. Brahim Meha, Dr. Halit Gashi, kanë kryer operacionin në në kokën e pankreasit për shkak të një tumori me natyrë neuroendokrine tek një pacientë 62-vjeçar.
Njoftimi i plotë nga Spitali:
Edhe një ndërhyrje e radhë operative, është kryer me sukses!
Në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme profesionale me profesionistë nga Italia, këtë javë është realizuar një ndërhyrje operative tepër e ndërlikuar,
Pacientit të moshës 62 vjeçare i është ndërhyrë në kokën e pankreasit për shkak të një tumori me me natyrë neuroendokrine.
Gjendja pas operative e pacientit është e mirë dhe stabile.
Ky operim i suksesshëm është realizuar nga ekipi e Kirurgëve Dr. Alfonso Recordare nga Italia, Dr. Fazli Shala, Dr. Sejfedin Burri, si dhe Anesteziologët Dr. Brahim Meha, Dr. Halit Gashi si dhe Instrumentaret dhe teknikët e Anestesionit.




