Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitamina B12 për funksionet e trurit dhe kujtesën:  Ushqimet ku gjendet

Jetë 23/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vitamina B12 luan një rol shumë kompleks në organizëm.

Përveç rolit të saj për energjinë, kjo vitaminë është e dobishme për shumë prej funksioneve nervore.

Roli primar i vitaminës B12

Funskioni kryesor i kësaj vitamine është të nxisë prodhimin e rruazave të kuqe të nervave, të sintetizojë mielinën e cila është proteina që vesh nervat, të ruajë ekuilibrat e amino acideve dhe të detoksifikojë hormonet.

Të gjitha këto funksione janë thelbësore për mirëmbajtjen e trurit dhe kujtesën.

Përthithja e vitaminës B12

Përthithja në organizëm e vitaminës B12 varet nga një sërë faktorësh ku përfshihet ushqyerja, tretja dhe vitaminat e tjera të pranishme në trup.

Në sistemin tretës, vitamina B12 ka nevojë për një proteinë mbartëse me të cilën të lidhet dhe më pas të rrugëtojë në të gjithë organizmin.

Me kalimin e moshës funksionet e organeve humbasin efikasitetin e tyre, gjë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në stomak.

Nëse stomaku nuk sekreton mjaftueshëm acide tretëse, përthithja e vitaminës B12 do të jetë e vështirë.

Ky proces vështirësohet edhe nga inflamacioni i zorrëve, çrregullimet imunitare, anemia dhe përdorimi i disa barnave.

Plakja e trurit

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se nivelet e ulëta të vitaminës B12 përshpejtojnë çrregullimet mendore siç janë dëmtimet e nervave dhe dobësimin e komunikimit mes tyre.

Prodhimi i transmetuesve nervorë

Nëse organizmi nuk përmban sasitë e duhura të kësaj vitamine, atëherë transmetuesit nervorë do të jenë më të pakët.

Vitamina B12 sintetizon transmetuesit nervorë siç është dopamina dhe serotonina.

Kësisoj, paqëndrueshmëria emocionale dhe prishja e cilësisë e gjumit janë të paevitueshme.

Mungesa e vitaminës B12 shënjestron edhe shëndetin vaskular.

Në pamjaftueshmëri të vitaminës B12, enët e gjakut ngushtohen dhe bëhen më të ngurta duke i çelur rrugën aterosklerozës.

Të gjitha këto pakësojnë qarkullimin e gjakut në tru dhe rrisin gjasat e goditjes nga ishemia.

Sasia e nevojshme e vitaminës B12

Suplementët e vitaminës B12 ofrojnë mbështetje premtuese për shëndetin e trurit.

Por sipas të dhënave të AgroWeb.org, vitaminën B12 mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme.

Nëse jeni duhanpirës, jeni më të rrezikuar nga humbja e kujtesës dhe funskionet e dobësuara të trurit.

Ekspertët rekomandojnë që të shmangni regjime ushqimore të pasura me mish, të cilat vështirësojnë përthithjen e vitaminës.

Ushqimet me Vitaminë B12

  • Sardelet
  • Salmoni i egër
  • Drithërat e plota
  • Qumështi
  • Kosi
  • Djathi i bardhë
  • Vezët

Ekspertët rekomandojnë që të shmangni regjime ushqimore të pasura me mish, të cilat vështirësojnë përthithjen e vitaminës./AgroWeb.org

 

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakZbulohet ilaçi që mund të parandalojë menopauzën: Shpresë për gratë me simptoma të vështira
Artikulli i rradhës Studim: Burrat kanë më shumë gjasa të dobësohen dhe të shtojnë peshë pas martesës në krahasim me gratë

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.