Studimi i ri që është publikuar në revistën “Economics & Human Biology” ka zbuluar se burrat kanë më shumë gjasa të dobësohen dhe të shtojnë peshë pas martesës në krahasim me gratë.
Analiza e të dhënave nga 10 sondazhe të shëndetit dhe të ushqyerit nga viti 1989 deri në 2015 tregoi se martesa lidhej me një rritje prej 5.2% në prevalencën e obezitetit për meshkujt. Për gratë, nuk u gjet asnjë korrelacion midis martesës dhe shtimit në peshë, shkruan NY Post, transmeton Gazeta Shneta.
Shiwen Quan nga Akademia Kineze e Shkencave Sociale theksoi rëndësinë e ushtrimeve të rregullta dhe ushqimit të shëndetshëm për burrat pas martesës për të parandaluar rritjen e peshës dhe probleme të tjera shëndetësore.
Ginnie Love Thompson, psikoterapiste, thekson se çdo marrëdhënie ka një nivel toksiciteti dhe është e rëndësishme të dish kur është koha të lësh një marrëdhënie të tillë.
Ekspertët kanë vërejtur një tendencë te burrat për të qëndruar më gjatë në një marrëdhënie toksike në krahasim me gratë, edhe pse ky vendim mund të jetë i ndërlikuar nga faktorë të ndryshëm si frika e humbjes së kohës së investuar në marrëdhënie./Gazeta Shneta/


