Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cigarja elektronike dhe rreziku i kancerit: Studimi zbulon ndryshime në ADN-në e përdoruesve

Jetë 23/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimi i kryer nga shkencëtarët në Kolegjin Universitar të Londrës ka sjellë disa zbulime të rëndësishme lidhur me përdorimin e cigaret elektronike dhe rrezikun e kancerit. Pas analizës së ADN-së së mbi 3,500 individeve, u evidentua se përdoruesit e cigareve elektronike dhe duhanpirësit kishin ndryshime të ngjashme në ADN-në e tyre, të lidhura me zhvillimin e kancerit të mushkërive te duhanpirësit.

Autorja kryesore e studimit, Dr. Chiara Herzog, theksoi se megjithëse konsensusi shkencor është se cigaret elektronike janë më të sigurta se pirja e duhanit, është e rëndësishme të vazhdohet me kërkime të mëtejshme për të eksploruar rreziqet e mundshme afatgjata të përdorimit të tyre dhe lidhjet me kancerin, shkruan The Times, transmeton Gazeta Shneta.

Studimi në fjalë ka treguar se edhe përdoruesit e cigareve elektronike që kishin konsumuar më pak se 100 cigare në jetën e tyre kishin ndryshime në ADN-në e tyre, duke theksuar nevojën për kërkime shtesë për të kuptuar ndikimin afatgjatë të cigaret elektronike në shëndetin e njeriut.

Dr. Ian Walker nga Cancer Research UK ka shtuar se megjithëse dekadat e kërkimeve kanë vërtetuar lidhjen midis pirjes së duhanit dhe kancerit, studimet aktuale tregojnë se cigaret elektronike janë më pak të dëmshme, por ende nuk janë pa rrezik.

Prandaj, është e rëndësishme të vazhdohet me kërkime për të zbuluar ndikimet e mundshme afatgjata të përdorimit të tyre në shëndetin e njeriut./Gazeta Shneta/

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakStudim: Burrat kanë më shumë gjasa të dobësohen dhe të shtojnë peshë pas martesës në krahasim me gratë
Artikulli i rradhës Studim: Shkencëtarët afër zbulimit të mundshëm për HIV

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.