Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Shkencëtarët afër zbulimit të mundshëm për HIV

Jetë 23/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një kurë për HIV mund të jetë në horizont, pasi shkencëtarët kanë arritur të eliminojnë virusin nga qelizat në laborator. Me përdorimin e teknologjisë Crispr-Cas për modifikimin e gjeneve, ata janë në gjendje të synojnë ADN-në e HIV-it dhe të fshijnë gjurmët e virusit nga qelizat e infektuara.

Kjo teknologji, e njohur për suksesin e saj në fushën e modifikimit të gjeneve, mund të zbatohet për të shërbyer si një regjim i fortë dhe i sigurt për shërimin e HIV-it për të gjithë. Shkencëtarët në Universitetin e Amsterdamit kanë zhvilluar një sulm efikas ndaj virusit në qeliza të ndryshme, hap që mund të çojë në një terapi më të gjerë për luftimin e shumë variantëve të HIV-it, shkruan Sky Neës, transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit e vlerësojnë këto gjetje si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të një strategjie efektive të kurimit.

Përpjekjet e tyre përfshijnë optimizimin e rrugës për të synuar shumicën e qelizave të rezervuarit të HIV-it, duke siguruar një ekuilibër midis efikasitetit dhe sigurisë për aplikimet klinike të ardhshme.

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, shkalla e testimit të HIV-it midis heteroseksualëve ka rënë ndjeshëm, por numri i rasteve të reja të HIV-it vazhdon të jetë i lartë. Kjo tregon nevojën për zhvillimin e terapive të reja dhe për përpjekjet e vazhdueshme në luftën kundër HIV-it në nivel global./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakCigarja elektronike dhe rreziku i kancerit: Studimi zbulon ndryshime në ADN-në e përdoruesve
Artikulli i rradhës Suksesi në shpëtimin e dorës së një fëmije dymuajshe nga gangrena

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.