Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infermierët të revoltuar për shtesat e nënpunësve shëndetsorë, dërgojnë kërkesë te Avokati i Popullit

Lajme 25/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këshilli i Shoqatës Sindikale të Infermierëve të Kosovës, ka dërguar një kërkesë te Avokati i Popullit për shtesat e nënpunësve shëndetsorë.

Sipas tyre kriteret për marrjen e kësaj shtese bien ndesh me vetë Ligjin e Pagave nr. 08/L-196, pasi rregullorja po edhe në Ligj qartazi specifikon se përfitues të kësaj shtese janë të gjithë nënpunësit e sistemit shëndetësor që karrieren kane vendosur t’a përqendrojnë në sektorin publik.

“Ne, Keshilli Inicues i Shoqates Sindikale te Infermiereve te Kosoves me perfaqesues nga nivlete e sistemit shendetesor publik parësor, dytësor dhe tretësor, pas analizës së bërë të nenit 4 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 nenit 30 të Ligjit nr.08/L-196 për pagat në sektorin publik si dhe Rregullores nr.03/2023 për shtesën e nënpunësve të sistemit shëndetësor, jemi të  indijuar thellë duke qenë se kriteret për marrjen e kësaj shtese bien ndesh me vetë Ligjin e Pagave nr. 08/L-196, pasi rregullorja po edhe në Ligj qartazi specifikon se përfitues të kësaj shtese janë të gjithë nënpunësit e sistemit shëndetësor që karrieren kane vendosur t’a përqendrojnë në sektorin publik”, thuhet në kërkesën e tyre.

Në kërkesën e tyre thuhet se ata janë të zhgënyjer me veprimet që janë ndërmarrë gjatë hartimit të listës së përfituesve në të cilën nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e tjera të nënpunësve të sistemit shëndetësor.

“Jemi të revoltuar dhe te zhgënjyer me veprimet e ulëta të cilat janë ndërmarr gjatë hartimit të listës së përfituesve në të cilën nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e tjera të nënpunësve të sistemit shëndetësor duke filluar nga infermierët, mamitë, instrumentaret, teknikët e radikogjisë, teknikët e anestezionit, teknikët e stomatologjisë, sterilizantët dhe profilet tjera infermierore në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor. Duke e ditur punën, angazhimin, rolin dhe rëndësinë që komunitetet tona kanë në shëndetin kolektiv, respektimi i Ligjit të Pagave, resoektivisht përfitimii kësaj shtese do të ndikonte sado pak në plotësimin e hendekut të krijuar në raport me pagat aktuale”, thuhet tutje në kërkesë.

Për fund ata kanë kërkuar nga instuticioni i Avokatit të Popullit të reagojë për këtë çështje e cila sipas tyre është diskriminuese.

“Ne si komunitete, por edhe Keshilli Inicues e konsideron si të qëllimshëm gjithë këtë proces dhe me respekt kërkon nga IAP që të reagoj për këtë çështje e cila për ne është diskriminuese, poshtëruese, denigruese dhe zhvlerësuese për profesionin tonë dhe për ne si profesionist shëndetësor”.

Artikulli paraprakVetura godet këmbësorin në Prizren: Viktima në QKUK, i dyshuari në mbajtje
Artikulli i rradhës Gjendet e vdekur e moshuara nga Rahoveci që u zhduk dje

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.