Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjini lirohet nga detyra e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë në Prizren

Lajme 25/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
spitali i pergjithshem i prizrenit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”, në Prizren, ka liruar gjinekologun Sebajdin Gjini nga pozita e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë/Obsterikë në këtë Spital.

Lirimi i Gjinit nga kjo pozitë, erdhi pas hulumtimit të emisionit “Betimi për Drejtësi” me titull “Referimet e pacientëve në klinika private”, ku tregohej se si doktori Gjini kishte referuar një paciente në spital privat, për të kryer lindje cezariane të parakohshme.

Lajmin e ka konfirmuar drejtohesha e Spitalit, Narziqe Hoxhaj.

“Është liru, se ka qenë ushtrues detyre doktori, është liru prej detyre”, ka thënë ajo.

Në lidhje me rastin e referimit në spital privat, gjinekologu Gjini ishte dënuar nga Inspektorati Shëndetësor me 2 mijë euro gjobë, për shkelje të Ligji për Shëndetësi dhe moslicencim të klinikës. Por, që për këtë gjobë nuk ishte njoftuar Spitali i Prizrenit.

“Për shkak se na s’e kemi pas atë vendimin e Inspektoratit, iu kam thanë që s’kemi pas asnjë dokumentacion vetëm e kemi pa që është publiku në media. Ne dokumentacion nuk kemi, domethënë, dokumentet e doktorit”, ka thënë tutje drejtoresha.

Hoxhaj thotë se vendimin e Inspektoratit e ka parë në emisionin “Betimi për Drejtësi” dhe më pas e ka konfirmuar përmes telefonit, që Gjinit i ishte shqiptuar gjobë nga Inspektorati.

Në vendimin e marrë nga Inspektorati, në mesin e personave gjegjës që iu dorëzohet vendimi, figuronte edhe emri i drejtorit të atëhershëm të spitalit, Afrim Avdaj.

Mirëpo, i kontaktuar përmes telefonit, ai ka thënë se nuk i kujtohet rasti dhe pyetjet t’i adresohen me shkrim. Por që nuk është përgjigjur më.

“Dënimet janë prej vërejtjes me gojë deri në suspendim nga puna. Për çështje të tjera më shkruani dhe do t’ju kthej përgjigje”, ka thënë ish-drejtori.

Në anën tjetër, nga Inspektorati Shëndetësor kanë pohuar se vendimi i është dorëzuar dhe Avdajt si drejtor i Spitalit.

“Betimi për Drejtësi” ka kërkuar përgjigje edhe nga menaxhmenti i ShSKUK-së nëse kanë njohuri për këtë rast, mirëpo ata kanë përcjellë vetëm përgjigjen e Spitalit të Prizrenit, pa dhënë sqarime mbi hierarkinë llogaridhënëse që do duhej të funksiononte mes tyre.

Ky rast nuk ishte raportuar as në Odën e Mjekëve, Prokurori apo Polici.

Ndryshe, hulumtimi i “Betimit për Drejtësi“, i transmetuar të shtunën (23 mars 2024), tregon se si pacientes Geonita Zogaj-Bytyqi, në muajin e nëntë të shtatzënisë iu kishte keqësuar gjendja nga tensioni i lartë dhe infeksioni urinar.

Për shkak të problemeve shëndetësore, si rrjedhojë foshnja nuk po arrinte të zhvillohej me ritmin e duhur. Për këtë, ajo zhvilloi vizitë në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren.

Analizat e bëra tregonin se foshnja nuk po zhvillohej më dhe si përfundim procesi i shtatzënisë nuk duhet të vazhdojë. Si rrjedhojë, asaj ju tha se duhet të kryejë lindje cezariane të parakohshme.

Geonita bashkë me bashkëshortin, Jetmirin, thonë se lindja iu pamundësua në spitalin publik të Prizrenit. Ata thonë se gjinekologu Gjini, njëherësh edhe u.d drejtor i Repartit të Gjinekologjisë, i cili e kishte monitoruar edhe procesin e shtatzënisë, i referoi për ta kryer këtë operim në një spital privat.

Arsyet, sipas tyre, lidheshin me pacientët që po merrnin trajtim për COVID-19 dhe papastërtia në spital. Ata thonë se kishin insistuar që lindja të kryhet në Spitalin e Prizrenit, por vazhdimisht i janë gjetur arsye të ndryshme, që lindja të kryhej në spital privat.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Referimet e pacientëve në klinika private”.

 

 

Artikulli paraprakShkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar po zhvillojnë vaksinën e parë në botë për kancerin e mushkërive pas rritjes së financimit të fondeve
Artikulli i rradhës “Keqadministrim i metadonit”: Faji hidhet nga një institucion në tjetrin

Ju sugjerojmë

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme

Infektiva liron pacientët e helmuar nga ushqimi, 19 prej tyre rezultuan me Salmonellë

21/07/2026 Lajme

69 raste me fruth që nga prilli në Kosovë, IKShPK: Vaksinimi është mbrojtja më e sigurt

21/07/2026 Lajme

Estofex: Kosova në nivelin 3 të rrezikut për stuhi të fuqishme

21/07/2026 Lajme

Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji

21/07/2026 Lajme

Vdekja tragjike e tre kosovarëve, sot ditë zie në Vushtrri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.