Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Neurologjia ende pa lift, pacientët me karroca bartën nëpër shkallë

Lajme 30/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka më shumë se një javë që Klinika e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) ka mbetur pa lift. Shkak për këtë janë punimet që po bëhen në këtë klinikë,  për vendosjen e një lifti të ri.

“Indeksonline” ishte në këtë klinikë për të parë gjendjen aty. Punëtorët e klinikës pohuan se lifti nuk punon, pasi që po punohet në vendosjen e një lifti të ri.

E pacientët të cilët gjenden të shtrirë në këtë klinikë, e të cilët janë në gjendje të rëndë,  detyrohen që të barten shkallëve nga familjarët apo stafi aty, pasi që lifti nuk punon.

Një familjar i një pacientes e cila ishte e shtrirë në spital i tha “Indeksonline”, se është e tmerrshme ajo që po përjetojnë në këtë klinikë, pasi që ai detyrohet ta bartë me karrocë nënën e tij.

Edhe pacientja Xhemile Matoshi nga Kamenica, thotë se ka qëndruar katër ditë në këtë klinikë dhe ka qenë shumë e vështirë për të, bartja nëpër shkallë. Ajo thotë se ndihet keq pasi që dhe djali i saj është detyruar të merret që disa ditë me të dhe ta bartë atë me karrocë disa herë nëpër shkallët e klinikës.

“Kam nejt katër ditë në Neurologji. E kam pas shumë vështirë, pasi që është dashur të lëvizë për analiza, e lifti në klinikë nuk punon. Kjo nuk është normale, ne që nuk mund të ecim me u detyru me lëviz nëpër shkallë.  E kam mundu shumë djalin tim, që është dashur të merret me mua dhe më vjen shumë keq për të “, tha ajo, teksa dilte nga klinika për të shkuar në shtëpi.

Por drejtori i Klinikës së Neurologjisë Edmond Komoni ka thënë për “Indeksonline” se ka pothuajse dy javë që lifti ka dalë jashtë funksionit, por së shpejti pritet të aktivizohet lifti i ri.

“Lifti nuk po funksionon sepse po montohet lifti i ri, i cili është duke u montuar. Që 10 ditë apo dy javë ashensori i vjetër është dal nga funksioni dhe po montohet ashensori i ri. Besoj që brenda  dy tre ditëve vendoset ashensori i ri. Nuk ka pasur ndonjë zgjidhje tjetër. Klinika e Neurologjisë ka vetëm një kat.

Pacientët vetëm një kat kanë me u ngjit. E di që ka telashe, por lifti i vjetër po heqet se ka pasur shumë probleme,  nuk ka pasur mundësi të mirëmbahet, shpesh ka dal jashtë funksionit. Qëllimi  është vendosja e një ashensori të ri, i cili do të kryen punë shumë më mirë dhe i cili brenda 3 apo katër dite do të futet në funksion”, ka thënë Komoni./IndeksOnline/

 

Artikulli paraprakKurtishi: 320 raste të reja me kancer brenda dy muajve
Artikulli i rradhës Ndikimi i hormoneve menstruale në funksionimin e trurit

Ju sugjerojmë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, qytetari nga Prishtina shpëtohet në Velipojë

23/06/2026 Lajme

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

23/06/2026 Lajme

Ngjarje e rëndë në Gjermani – Vdes dyvjeçari, ra nga dritarja e katit të katërt të banesës

23/06/2026 Lajme

Miratohet ilaçi i parë që vonon shfaqjen e diabetit të tipit 1

23/06/2026 Lajme

Mbi 300 shkolla mbyllen për shkak të motit ekstrem në Britani

23/06/2026 Lajme

Aksident me fatalitet në Vranidoll të Prishtinës, një person humb jetën

23/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.