Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kafja zvogëlon rrezikun e përsëritjes së kancerit të zorrëve

Jetë 04/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Njerëzit që pinë dy deri në katër filxhanë kafe në ditë kanë një rrezik më të ulët të përsëritjes së kancerit të zorrëve, sipas një studimi të ri shkencor të botuar në Revistën Ndërkombëtare të Kancerit.

Studiuesit britanikë dhe holandezë studiuan 1719 njerëz me kancer në zorrë dhe zbuluan se ata që pinin të paktën dy filxhanë kafe në ditë kishin një rrezik më të ulët të përsëritjes së sëmundjes.

Siç vë në dukje Guardian, studiuesit arritën në përfundimin se pacientët që pinin më shumë kafe panë që rreziku i tyre të ulet më shumë. Në mënyrë indikative, pjesëmarrësit e hulumtimit që pinin të paktën pesë filxhanë në ditë kishin 32% më pak gjasa të zhvillonin përsëri kancerin e zorrëve, krahasuar me ata që pinin më pak se dy filxhanë.

Në të njëjtën kohë, nivelet më të larta të konsumit të kafesë duket se janë të lidhura fort me shanset e një pacienti për të mbijetuar, ndërsa në lidhje me rrezikun e rikthimit, ata që kanë pirë të paktën pesë filxhanë panë mundësinë e tyre për vdekje të ulet me 29%.

“Fakti që ky studim tregon se pirja e tre deri në katër filxhanë kafe mund të zvogëlojë gjasat e përsëritjes së kancerit të zorrës së trashë është interesant”, tha udhëheqësi i ekipit hulumtues, Dr. Ellen Kampmann, profesoreshë e të ushqyerit dhe sëmundjeve në Universitetin Wageningen në Holandë.

Mark Gander, bashkautor i studimit dhe mbajtës i katedrës së epidemiologjisë dhe parandalimit të kancerit në shkollën e Shëndetit Publik të Imperial College London, theksoi nga ana e tij se gjetjet “janë befasuese, pasi ne nuk e kuptojmë vërtet pse kafeja ka të tilla efekt në pacientët me kancer të zorrëve. Por ato janë gjithashtu shumë premtuese, pasi mund të tregojnë një mënyrë për të përmirësuar prognozën dhe mbijetesën e pacientëve me kancer të zorrëve”.

Artikulli paraprakMot i vranët dhe me diell, pasdite priten riga shiu
Artikulli i rradhës Pse problemet me ritmin e zemrës priren të ndodhin herët në mëngjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.