Në një studim të ri në Japoni, neuroshkencëtarët kanë zbuluar se kërcimi në ritëm të një kënge mund të ndikojë pozitivisht në funksionimin e trurit.
Studimi tregon se ndjekja e ritmit të këngës ka përfitime të dukshme në aktivitetin e korteksit parafrontal dhe në funksionin ekzekutiv të trurit, shkruan Nature, transmeton Gazeta Shneta.
Për të arritur në këtë konkluzion, studiuesit kryenë disa teste në pjesëmarrësit e tyre, duke përfshirë një ushtrim kërcimi për tre minuta. Rezultatet treguan se ky ushtrim i shkurtër ishte mjaftueshëm për të aktivizuar trurin në mënyrë që të përmirësojë vëmendjen, përqendrimin dhe gjykimin.
Ky studim sjell një ndriçim të ri në lidhjen mes aktivitetit fizik dhe funksionimit të trurit. Kështu, për ata që dëshirojnë të përmirësojnë konsiderueshëm aftësitë e tyre kognitive, kërcimi në ritëm të një kënge mund të jetë një alternativë e shkëlqyeshme për të ndjekur./Gazeta Shneta/


