Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Shpalleni gjendjen emergjente tani” – protestohet pas vrasjeve të grave

Lajme 16/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Para Forumit të Gruas, Paqes dhe Sigurisë është protestuar të martën me kërkesën që të shpallet gjendja emergjente menjëherë. Protesta e së martës vjen pas vrasjes së një gruaje në Pejë, e që ndodhi vetëm katër ditë pas një tjetër vrasjeje në Ferizaj. 

Në një aksion para ambienteve ku po mbahet ky forum, është protestuar me thirrjen që të shpallet gjendje emergjente menjëherë.

Liridona Sijarina nga Qendra Kosova për Studime Gjinore ka thënë se kanë kërkuar që të hyjnë brenda Forumit e të përballen me presidenten dhe t’i tregojnë se duhet në mënyrë urgjente të thirret mbledhja e Këshillit të sigurisë e të shpallet gjendje emergjente, raporton Ekonomia Online.

“Presidenca edhe neve asnjë prej shoqërisë civile këtu që jemi nuk e kanë ftuar. Kjo neve na lënë pa alternativa të tjera, ne nuk është që mundemi me ndejt të heshtur përderisa shteti vazhdon me mbajt konferenca që janë të izoluara e që janë për një audiencë goxha të filtruara të cilët ata vetë i vendosin edhe i injorojnë komplet thirrjet tona”, ka thënë Sijarina.

Sijarina i ka bërë thirrje shtetit që “të mos merret me aktiviste, por me problemet e shoqërisë”.“Kështu që bëjmë thirrje edhe prej këtu edh prej Qeverisë edhe Presidencës që mos me u marr me neve aktivisteve por me u marr me problemet e kësaj shoqërie dhe që është pasiguria e thellë në të cilën jetojnë vajzat edhe gratë e Kosovës.

Bëjmë thirrje edhe një herë që shteti me shpall gjendje emergjente. Dje protestuam për vrasjen e grave dhe sot u quam me një lajm që edhe një grua u vra ne Pejë. Kjo është gjendje që duhet me na alarmua jo vetëm neve por edhe shtetin. Me këtë rast kërkojmë reagim edhe veprim të menjëhershëm. Çdo vonës nga shteti është duke i vrarë vajzat edhe gratë”, ka thënë ajo.

Artikulli paraprakOsmani: Institucionet shëndetësore e arsimore, arsyeja që “Termokosi” zgjat furnizimin me ngrohje
Artikulli i rradhës Sindikatat e Shëndetësisë reagon për vrasjen në Pejë: FSSHK kërkon nga autoritetet shtetërore që të zbardhet në detaj ky krim

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.