Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Mimoza Shahini – psikiatre, prindërve: Fëmijët nën tre vjeç mbani larg nga ekranet

Lajme 10/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Mimoza Shahini, specialiste e psikiatrisë së fëmijëve në një intervistë për Gazetën Shneta ka treguar për varësinë nga interneti tek adoleshentët dhe fëmijët.

Shahini thotë se sa do që është shqetësuese dhe alarmante gjendja për përdorimin dhe varësinë ndaj internetit te fëmijët, e njejta vlen edhe për të rriturit, dhe kështu ideja e shkrimeve të saj në lidhje me varësinë ndaj internetit lidhet ngusht edhe me një thirrje për prindërit që ju jeni një model për fëmijët tuaj, dhe duke parë statistikat se në 10 prindër 2 prej tyre kanë varshmëri në internet, pra cfarë modeli po përcjellin ata tek gjeneratat e reja!

Rastet të cilat më së shumti janë aktive në sipas doktoreshës janë raste të cilat vijnë dhe kërkojnë këshilla prej saj se si ta ndalojnë fëmijën e tyre të mos rri në internet, në telefon, në ipad ose tv, por kur pyetja iu shtrohet prindërve dhe ata janë vetë që e pranojnë se një shumicë e kohës ju kalon në internet, atëherë kjo lë vend për lindjen e një argumetimi me fëmijët me prindërit të cilët në pamundësi ta frenojnë vetën e tyre, nuk mund ti caktojnë limite as fëmijëve.

Sipas saj varësia nga interneti ndikon në shëndetin mendor të fëmijëve sepse mund të ndikojë qoftë në problemet emocionale edhe në sjellje, ata të cilët kanë varshmëri nga interneti dallohen lehtë nga fëmijët e tjerë.

“Ka fëmijë që internetin e përdorin si burim të mbështetjes sociale, të mos dalin me shokët, mos të shprehin dëshpërimin apo problemet të cilat i rrethojnë, por pastaj fëmijët që janë të varur nga interneti e shfrytëzojnë këtë fakt për mbyllje nga bota e jashtme”, ka deklaruar Dr. Shahini.

Në ditët e sotme shqetësimi kryesor i prindërve është si t’i mbajnë fëmijët e vegjël larg telefonit, por doktoresha thotë se përgjegjës për këtë janë vet prindërit.

“Më vjen mirë që e bëtë këtë pyetje sepse shqetësimi i prindërve nuk është si me i largu prej telefonit por si me i lënë më shumë në telefon, dhe kjo për mua është gjendje alarmante, prindër të nderuar fëmijët nën moshën 3 vjeçare mos i lini në telefon, apo në tjera ekrane sepse nuk ka lidhje a është iPad, kompjuter, apo televizion, mosha deri në 3 vjec është koha kur ata duhet të jenë të interaktuar me mjedisin”, ka deklaruar psikiatrja e fëmijëve Mimoza Shahini.

Edhe një gjendje tjetër alarmante që i bashkohet grupit është përdorimi i narkotikëve nga fëmijët, grupmosha e cila tani përdorin lëndë narkotike është 11,12 vjeç kurse në vitet e kaluara ka qenë pak më e rritur mosha.

Përdorimi i hashashit apo mariuanës tani është shumë i gjërë, kurse sa i përket drogave të tjera kishte më pak informacion, por ajo që vërehet nga viti në vit është kërkimi i ndihmës nga adoleshentët për përdorimin e narkotikëve.

“Për t’i ndihmuar sa më shumë dhe për ta zhdukur këto fenomen në shoqërinë tonë ne duhet të punojmë ne tre drejtime: Të kemi shërbime të specializuara për adoleshentët dhe fëmijët. Vetëdijësimi gjithëpërfshirës, por jo vetëm në mjedisin e shkollës, por edhe prindërit, dhe institucionet. Qendrat rehabilituese për fëmijët dhe adoleshentët”, ka thënë Dr. Shahini. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKalifornia shpall emergjencë shëndetësore mes shpërthimit të tuberkulozit
Artikulli i rradhës Tërmet i fuqishëm në Tajvan

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.