Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inaugurohet rinovimi i Objektit të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Psikiatrisë Intensive, financuar nga BB-ja përmes kredisë së IDA-s

Lajme 14/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme financuar nga Banka Botërore përmes kredisë IDA dhe zbatuar nga Ministria e Ekonomisë, u bë inaugurimin e rinovimit të Objektit të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe objektit të Psikiatrisë Intensive.

Artane Rizvanolli ministre e Ekonomisë tha se ndërtesat tona publike duhet bërë sa më efiçiente në mënyrë që të kursejmë energjinë sa më shumë që është e mundur, duke mbrojtur kështu edhe ambientin edhe buxhetin e shtetit, raporton EO.

“Me përfundim të investimit të objektit të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe investimeve po shënojmë 90 ndërtesa publike të rinovuara përfshirë spitale e të tjera universitete, qendra sociale, zyre të punësimi etj. që janë tani janë më të përshtatshme për nevojat e pacientëve, studentëve, profesorëve, nxënëseve dhe të gjithë qytetareve që i shfrytëzojnë ato. T’ i bëjmë ndërtesat tona publike sa më efiçiente në mënyrë që të kursejmë energjinë sa më shumë që është e mundur duke mbrojtur kështu edhe ambientin edhe buxhetin e  shtetit. Mirëpo po ashtu e rëndësishme të rrisim komforin për të gjithë stafin e qytetarët që i shfrytëzojnë hapësirat e këtyre ndërtesave. Rritja e konforit dhe përmirësimi i objektit është kritik në rastet kur qytetarët në këtë rast fëmijët, pacientët tjerë që i shfrytëzojnë këto hapësira janë më të ndjeshëm. Andaj jam e lumtur se gjysma e objekteve të cilat i kemi rinovuar deri më tani 46 sosh janë objekte spitalore ose shëndtësore në të gjithë Kosovën”, ka thënë Rizvanolli.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ky investim i bërë në kuadër të projektit me kredi nga Banka Botërore do të përmirësoj kushtet dhe shërbimet për të gjithë ata që marrin shërbime në këtë klinikë.

“Në këtë Klinikë nga sot shërbimet nuk do të jenë vetëm ambulantore sepse tani është i mundshëm edhe hospitalizomi. Investime në dritare, çati, ndriqim, izolim në sistem e ngrohjes, në hapësirat kanë hapur rrugë që shërbimet të bëhen dhe të jenë më cilësore se sa që kanë qenë deri më tani. Kjo është edhe një hapje tjetër që i është dhënë rëndësi shëndetit mendor. Ndërgjegjësimi me theks të veqantë mbetet angazhim i parreshtur në mes investime që të arrijmë të adresojmë këtë nevojë. Ky investim i bërë në kuadër të projektit me kredi nga Banka Botërore do të përmirësoj kushtet dhe shërbimet për të gjithë ata që marrin shërbime në këtë klinikë”, tha Vitia.

Ndërsa Zt. Massimiliano Paolucci Drejtor i Bankës Botërore në Kosovë ka thënë se duhet të kujdesemi për popullatën e qytetarëve të Kosovës pra duhet të përmirësohet sistemi i shëndetësisë.

“Jam shumë i kënaqur që jemi këtu për të përuruar kompletimin e suksesshëm të punëve me energji efiçente diçka që është e dedikuar për shërbimin e fëmijëve. Për më shumë këto si ndërtesa të tilla ku ne kursejmë para kjo redukton energji në përmirësimin e të gjitha shërbimeve të familjeve tona. Jemi të kujdesshëm sa i përket buxhetit të energjisë pastaj do të kemi edhe ndryshime në këto. Sidomos temperaturën përbrenda objekteve e cilat do të jetë shumë e mirë. Ne jemi shumë të gëzuar që jemi duke rinovuar këtë jo vetëm në spitalin tuaj. Ne e kemi bërë këtë me 25 përqind të arritshmërisë dhe përmirësimin e kushteve sa i përket energjisë efiçiente që do të thotë që jemi shumë krenarë për këtë”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakPse mund të keni një gojë të thatë në shtatzëni
Artikulli i rradhës Çfarë duhet të bëni për dhimbjen e ijeve gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.