Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zagrebi mirëpret festivalin tre-ditor të të drejtave të individëve me nevoja të veçantë me filma dhe seminare

Lajme 15/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Festivali i fokusuar në solidaritetin dhe përfshirjen sociale për personat me nevoja të veçanta do të zhvillohet nga datat 13-15 maj.

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, po pret një “Festival të të Drejtave të Personave me Nevoja të Veçanta” tre-ditor në Qendrën Kulturore “Peščenica”, duke shfaqur ekspozita, filma dhe seminare që synojnë nxitjen e solidaritetit dhe përfshirjes sociale për personat me nevoja të veçanta, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për sfidat e përditshme me të cilat përballen ata, shkruan Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

Koordinatorja e projektit, Sara Markus, tha për Euronews se festivali thekson ndikimin pozitiv të personave me nevoja të veçanta në shoqëri.

“Shpesh, fokusi është te të drejtat që u mohohen personave me nevoja të veçanta, pengesat që hasin dhe betejat e tyre”, tha ajo. “Megjithatë, nuk diskutohet aq shumë për kontributet e tyre në shoqëri dhe çfarë ata janë vërtet të aftë të arrijnë”.

Festivali përmban gjithashtu vepra arti nga krijuesit me nevoja të veçanta.

Iva Majcek, e cila punon në Qendrën Kulturore “Peščenica”, tha se: “Ne duam të tregojmë se gjithçka është e mundur. Edhe kur mendon se nuk mundesh, mundesh. Ne kemi artistë me nevoja të veçanta të ndryshëm këtu, dhe çfarë ata kanë krijuar dhe vazhdojnë të krijojnë është vërtet e bukur dhe magjepsëse.”

Në vitin 2022, 27% e popullsisë së BE-së mbi moshën 16-vjeç kishte një formë të aftësisë së kufizuar, sipas Eurostat, agjencia e statistikave e Komisionit të BE-së. Shifra përfaqëson afërsisht 101 milionë njerëz ose një në katër të rritur në BE. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇfarë duhet të bëni për refluksin e acidit gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Testosteroni i ulët mund të rrisë rrezikun e vdekshmërisë tek meshkujt

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.