Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Paditë mbi efektet anësore të Ozempic janë duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Lajme 16/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një padi grupore pretendon se prodhuesit e Ozempic dhe barnave të ngjashme nuk i paralajmëruan në mënyrë adekuate përdoruesit për efektet anësore të mundshme. Sipas një firme ligjore, padia mund të ngrihet në verën e vitit 2024.

Ozempic dhe ilaçe të tjera të reja të diabetit të tipit 2 që i përkasin një klase të quajtur agonistët GLP-1 kanë qenë titujt kryesorë për të ndihmuar në humbjen deri në 20% të peshës trupore. Meqenëse shumë prej këtyre barnave nuk janë miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) për humbje peshe, disa pacientë që kërkojnë të ‘hollojnë belin e tyre’ i përdorin medikamentet jashtë etiketës, raporton Health News përcjell Gazeta Shneta.

Firma King Law aktualisht po heton 117 padi kundër kompanitë Novo Nordisk, prodhuesi i Ozempic si dhe Eli Lilly, prodhuesi i Mounjaro.

Paditësit thonë se nuk ishin paralajmëruar për pasojat e përdorimit të këtyre medikamenteve, të cilat përfshijnë dëmtime të zorrëve si gastropareza (paraliza e stomakut), obstruksioni gastrointestinal dhe ileusi.

Gastropareza është një proces ku stomaku nuk është në gjendje të zbrazë ushqimin normalisht dhe mund të shkaktojë urth, nauze dhe të vjella. Obstruksioni gastrointestinal dhe ileusi përfshijnë të dy situatat kur zorrët nuk janë në gjendje të shtyjnë ushqimin dhe mbeturinat jashtë trupit.

Në shtator 2023, FDA shtoi një paralajmërim të ri në etiketën Ozempic në lidhje me rrezikun e rritur të ileusit, duke e quajtur atë një efekt anësor serioz, por të rrallë.

Nauze, të vjella, diarre, dhimbje barku dhe kapsllëku janë efektet anësore më të zakonshme të Ozempic, sipas etiketës së barit dhe gjithashtu paralajmëron se ilaçi vonon zbrazjen e stomakut dhe mund të rrisë rrezikun e pankreatitit dhe dëmtimit akut të veshkave, ndër të tjera.

Firma ligjore King thotë se padia kundër Novo Nordisk dhe Eli Lilly mund të ngrihet që në verën e vitit 2024. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakMbretëria e Bashkuar: Më shumë se 800 sulme ndaj stafit shëndetësor brenda vitit, raporton NHS
Artikulli i rradhës Goditja në tru, migrena dhe Alzheimeri: Ndryshimi i klimës ka të ngjarë t’i përkeqëson këto gjendje

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.