Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Ramush Bejiqi flet për anomalitë e lindura të zemrës tek fëmijët, diagnostikimin e tyre dhe trajtimin

Lajme 18/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gazeta Shneta ka realizuar një intervistë me pediatrin dhe kardiologun Dr. Ramush Bejiqi në lidhje me diagnostifikimin dhe trajtimin e anomalive të lindura të zemrës te fëmijët në Kosovë. Dr. Bejiqi bisedoi për sfidat dhe progresin në klinikën e Pediatrisë dhe Neotaligjisë, duke theksuar rëndësinë e diagnostifikimit të shpejtë dhe trajtimit efikas për këto raste të ndjeshme.

Në intervistë, Dr. Bejiqi theksoi se ende ka vështirësi në këtë fushë, por përmendi se klinikat janë në rrugën e duhur për të zvogëluar këto sfida.

Ka ende vështërsi, mirëpo ato do të zvogëlohen. E rëndësishme është njerëzit janë trajnuar dhe kemi sensibilizuar disa obsestër që gjatë ekzaminimit t’i kushtojnë rëndësi zemrës dhe nëse vërehen anomali të dërgohen te ne për diagnositifikim apo t’i diagnostifikojnë vetë ata. Ne organizojmë edhe tani 4-5 misione me mjekët nga jashtë të cilët vijnë me paisje që të bëhet trajtimi i fëmijëve. Cdo ditë po ngrisim kapacitet tona që së shpejti këtë vit apo tjetrin do të marrim intervinime individuale, tha ai.

Një nga pikat kyçe të bisedës ishte nevoja për një Qendër Kombëtare për diagnostifikimin gjithëpërfshirës të sëmundjeve të lindura gjatë shtatëzanisë. Dr. Bejiqi vuri në dukje se ky hap do të ndihmonte në përmirësimin e trajtimit për fëmijët që kanë nevojë për kujdes të veçantë për shkak të anomalive të zemrës.

Ajo që na mungon është Qendra Kombëtare për diagnostifikimin gjithëpërfshirës të sëmundjes të lindura gjatë shtatëzanisë.

Ne bëjmë diagnostifikimin, por problemi është se ky diagnostifikim është shkalla e parë në këtë problematikë. Shkalla e dytë është trajtimi që ne po punojmë në këtë aspekt kemi sallën operative dhe po kompletojmë ekipën kardiologjike. Për këto problematika, rruga më e mirë për shkak të kompleksitetit të tyre është diagnostifikimi prenantal dhe ne propozojmë këtë diagnostifikim dhe trajtimin ose lindjën në një qendër ku mund të bëhet trajtimi, pasi nëse këta fëmijë të lindin në Kosovë shumë shpejt do të jenë në respirator dhe kjo është një vështërsi e madhe për prindërit qoftë shpirëtore qoftë financiare pasi shpenzimet duhet të mbulohen nga vetë familja.  Andaj, ne propozojmë që nëna shtatzëne të bartet në këto instuticion jashtë Kosovës ku pas lindjes bëhet trajtimi dhe mundësia që të ketë problematika tjera është me vogël.

Në fund të intervistës, u bë thirrje për rritjen e diagnostifikimit prenantal, trajnime më të shumta për obsestër, dhe krijimin e një qendre të specializuar për diagnozën prenantal të sëmundjeve të zemrës.

“Shteti duhet të angazhohet në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore për të garantuar kujdesin më të mirë për fëmijët tanë,” përfundoi Dr. Bejiqi.

 

Artikulli paraprak Simptomat e sëmundjes inflamatore të zorrëve te gratë
Artikulli i rradhës Pse mund të keni një shije metalike në gojë në shtatzëninë e hershme

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.