Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Të moshuarit lëvizin më ngadalë për shkak të energjisë së kufizuar

Jetë 19/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri sugjeron se të moshuarit mund të lëvizin më ngadalë pjesërisht sepse u kushton më shumë energji sesa të rinjve.

Studiuesit besojnë se këto gjetje mund të çojnë në mjete të reja diagnostikuese për sëmundje të tilla si Parkinsoni dhe skleroza multiple, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.

Është e njohur që trupat tanë bëhen më të ngadalshëm në lëvizjet e tyre me kalimin e moshës. Disa shpjegime të mundshme përfshijnë një metabolizëm më të ngadaltë, humbjen e masës muskulore dhe rënien e aktivitetit fizik me kalimin e kohës.

Tani, studiuesit nga Universiteti i Kolorados në Boulder thonë se të moshuarit mund të lëvizin më ngadalë pjesërisht sepse u kushton më shumë energji për ta bërë këtë sesa të rinjve.

Shkencëtarët besojnë se ky hulumtim i ri — i botuar së fundmi në revistën The Journal of Neuroscience — mund të ndihmojë në krijimin e mjeteve të reja diagnostikuese për sëmundje si Parkinsoni dhe skleroza multiple.

Për këtë studim, studiuesit rekrutuan 84 pjesëmarrës të shëndetshëm, përfshirë të rritur të rinj të moshës 18 deri 35 vjeç dhe të moshuar të moshës 66 deri 87 vjeç.

Gjatë studimit, pjesëmarrësit u kërkua të arrinin një objektiv në një ekran duke mbajtur një krah robotik në dorën e djathtë. Krahu robotik operonte ngjashëm me një maus kompjuteri.

Duke analizuar modelet e mënyrës se si pjesëmarrësit e studimit kryenin lëvizjet e tyre, shkencëtarët zbuluan se të moshuarit modifikonin lëvizjet e tyre në momente të caktuara për të ndihmuar në ruajtjen e energjisë së tyre më të kufizuar, krahasuar me të rinjtë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakStudim: MRI skanimet mund të zbulojnë sëmundjet e zemrës më herët dhe më saktë te gratë
Artikulli i rradhës Të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

Ju sugjerojmë

Një avokado në ditë mund të ulë kolesterolin e dëmshëm dhe të mbrojë zemrën

16/07/2026 Jetë

Vitamina C pengon riprodhimin e qelizave staminale të kancerit

16/07/2026 Jetë

Netët e nxehta po u marrin njerëzve deri në shtatë net gjumë në vit

16/07/2026 Jetë

Bakteret “e mira” të zorrëve mund të paralajmërojnë rrezikun për diabet vite para diagnozës

15/07/2026 Jetë

Vetëm 12 javë agjërim mund të ndihmojnë në ruajtjen e humbjes së peshës për një vit

15/07/2026 Jetë

Mikroplastikat në gjak lidhen me rrezik më të lartë për infarkt

15/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.