Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qytetarët nuk po hezitojnë t’i adresojnë problemet e shëndetit mendor

Lajme 25/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Profesionistët shëndetësorë kanë vërejtur se viteve të fundit, qytetarët nuk hezitojnë t’i adresojnë problemet e tyre që lidhen me shëndetin mendor. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Klinikën e Psikiatrisë u hospitalizuan mbi 700 pacientë dhe u trajtuan mbi 26 mijë raste.

Miliona njerëz në të gjithë botën kërkojnë trajtim për problemet e shëndetit mendor. Edhe në Kosovë numri i pacientëve të tillë është i madh. Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci, bëri të ditur për Radio Kosovën numrin e pacientëve të cilët kanë kërkuar trajtim dhe hospitalizim në Klinikën Psikiatrike gjatë vitit të kaluar.

“Gjatë vitit 2023 në Klinikën e Psikiatrisë janë trajtuar 723 pacientë të hospitalizuar me 11 mijë e 497 ditë mjekimi e po ashtu kanë marrë shërbime ambulatore 26 mijë e 800 persona”, tha Kutllovci

Ndërsa, zëvendësdrejtoresha e Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale, Veronë Përçuku, thekson problemet më të shpeshta të shëndetit mendor me të cilat përballen pacientët.

“Disa të dhëna të akumuluara që janë realizuar me popullatën në Kosovë, del se problemet e shëndetit emocional me të cilat përballen më së shumti kosovarët janë çrregullimet e depresionit, ankthit, stresit post-traumatik, dhe abuzimi me substancat narkotike”, tha Përçuku.

Sipas saj, arsyet më të shpeshta që çojnë një pacient drejt sëmundjeve mendore janë: papunësia, varfëria, dhe mungesa e qasjes në kujdes shëndetësor.

Ndryshe, neuropsikiatërit, neurologët dhe psikologët thonë se viteve të fundit, qytetarët kanë filluar të flasin më hapur me profesionistët shëndetësorë lidhur me shqetësimet e tyre. Psikologu Fitim Uka, flet për rëndësinë e trajtimit me kohë të këtyre problemeve.

“Duhet të flasin për shëndetin e tyre mendor, të flasin për vështirësitë që ballafaqohen, sepse komunikimi e lehtëson cilëndo gjendjeje emocionale negative. Njerëzit duhet ta trajtojnë shëndetin mendor po aq të rëndësishëm sa shëndetin fizik, t’i kushtojnë rëndësi dhe të bëjnë konsulta të vazhdueshme me psikologë”, tha Uka.

Gjatë javës së shkuar në Kosovë është shënuar java e shëndetit mendor, me aktivitete të ndryshme. Me këtë rast, ministria e Shëndetësisë ndau 100 mijë euro për organizatat joqeveritare që merren me shëndetin mendor./RTK/

 

 

 

Artikulli paraprakMetoda inovative për heqjen e lezioneve të dyshimta të mushkërive
Artikulli i rradhës Çfarë ndodh nëse konsumojmë ushqime të shpejta çdo ditë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.