Një teknikë e re dhe inovative është zhvilluar për të hequr lezionet e dyshimta të mushkërive në fazat e hershme të sëmundjes, duke hapur rrugën për mundësi më të mëdha të shërimit.
Radiologët dhe klinicistët në Poliklinikën Gemelli kanë krijuar një metodë për “etiketimin” e këtyre lezioneve me një spirale të vogël metalike, e cila mund të heqet më pas me një operacion minimal invaziv, shkruan NIH, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo teknikë është përdorur me sukses në mbi 100 operacione. Noduset e tumorit të mushkërive janë të vështira për tu dalluar në mënyrë minimale në fazat e hershme të sëmundjes, pasi ato janë të vogla dhe shpesh nuk dallohen nga syri i kirurgut. Për të adresuar këtë problem, është shpikur ideja e etiketimit të tyre për t’i bërë ato të dukshme gjatë operacionit.
“Teknika jonë konsiston në pozicionimin e spirales metalike në brendësi të noduseve të dyshimta të mushkërive para operacionit. Kur kirurgu e aplikon spiralen, ajo bëhet e dukshme, dhe kjo ndihmon në heqjen e nodusit të dyshimtë duke ruajtur indin pulmonar të shëndetshëm”, shpjegon Maria Teresa Congedo, profesoreshë e Kirurgjisë Torakale.
Në këtë mënyrë, kirurgu mund të heqë vetëm nodusin e dyshimtë duke minimalizuar ndërhyrjen dhe kohën e rikuperimit për pacientin. Teknika e etiketimit të noduseve të mushkërive po vazhdon të përmirësohet dhe të aplikohet me sukses në praktikën kirurgjikale./Gazeta Shneta/


