Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtarët mendojnë se ankthet dhe halucinacionet mund të jenë një shenjë e hershme e sëmundjeve autoimune

Jetë 27/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i kohëve të fundit sugjeron se ankthet dhe halucionacionet mund të sinjalizojnë shpërthime të sëmundjeve autoimune si lupusi dhe artriti reumatoid.

Një studim i kohëve të fundit identifikoi simptoma të pazakonta që mund të tregojnë shpërthimin e disa sëmundjeve sistemike autoimune reumatike, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

Makthet e ditës – halucinacionet e përjetuara gjatë zgjimit – janë treguar të jenë shenja paralajmëruese të mundshme të fillimit të disa sëmundjeve autoimune si lupusi dhe artriti reumatoid.

“Një zbulim interesant ishte se disa simptoma, duke përfshirë makthet, zakonisht përshkruheshin sikur ndodhnin pak para simptomave të tjera të sëmundjes dhe kështu mund të ofrojnë një sistem paralajmërimi të hershëm për rritjen e aktivitetit të sëmundjes. Kjo mund të çojë në trajtim më të hershëm dhe mbështetje më të mirë,” tha Melanie Sloan, autorja kryesor dhe një studiuese në Departamentin e Shëndetit Publik dhe Kujdesit Parësor në Universitetin e Kembrixhit.

Sipas Sloan, ekipi ishte në gjendje t’i merrte këto rezultate duke adoptuar një qasje të përqendruar te pacienti, duke theksuar përvojat e pacientëve dhe përshkrimet e tyre të simptomave, në vend që të mbështetej vetëm në vëzhgimet e mjekëve dhe studiuesve.

“Disa nga simptomat për të cilat pyetëm ishin të njohura si pjesë e lupusit (për shembull dhimbje koke dhe lodhje); simptoma të tjera aktualisht nuk renditeshin nën asnjë kriter për lupusin ose sëmundjet e tjera sistemike autoimune reumatike. Këtu përfshiheshin makthe,” tha Sloan.

Studimi u publikua këtë javë në revistën “eClinicalMedicine”. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakKurti pret në takim profesoreshën Vjollca Konjufca, flasin për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në shëndetësi
Artikulli i rradhës Studimi i ri tregon se valët e të nxehtit rrisin rrezikun e lindjes së parakohshme te shtatzënat

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.