Ministria e Shëndetësisë ka dhënë disa sqarime për emërimin e përfaqësuesit të saj në Bordin Drejtues të SHSKUK-së.
MSh i ka thënë Gazetës Shneta se së shpejti do të nominohet përfaqësuesi i cili do të vijë nga administrata, dhe do të funksionalizohet Bordi Drejtues i SHSKUK-së.
“Ju informojmë se Ministri i Shëndetësisë e ka shqyrtuar gjendjen e Bordit të ShSKUK-së dhe se shpejti pritet që të bëhet edhe nominimi i përfaqësuesit të shëndetësisë, i cili do të jetë nga Administrata e MSh-së. Bordi i ShSKUK-së si organ kolegjial, së shpejti pritet të funksionalizohet përsëri me përfaqësuesin e Ministrisë së Shëndetësisë përmes vendimit të Qeverisë”, kanë deklaruar nga MSh.
Nga kjo ministri nuk kanë dhënë sqarime për çështjen e përfaqësuesit të spitaleve të përgjithshme në Bordin Drejtues i cili zgjidhet me rotacion çdo 6 muaj. Nga MSh thënë se Bordi do të kompletohet sipas ligjit.
“Bordi i ShSKUK-së do të kompletohet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, kanë thënë nga MSh.
Kujtojmë se Bordi Drejtues i SHSKUK-së nuk ka mbajtur mbledhje që 1 muaj, pas dorëheqjes së ish-kryesuesit Naim Bardiqi. Ky i fundit e la Bordin pas përfundimit të mandatit 1 vjeçar si kryesues. /Gazeta Shneta/




