Ndërveprimet me qentë mund të rrisin valët e trurit të lidhura me lehtësimin e stresit dhe përqendrimin, ka zbuluar një studim i ri.
Ndërsa qentë tashmë përdoren në spitale dhe shkolla për të lehtësuar stresin, një studim i ri tregon se çfarë ndodh në tru kur njerëzit ndërveprojnë me një qen, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.
Një ekip nga Universiteti Konkuk në Korenë e Jugut, hetoi efektet e njerëzve që përfshihen në disa aktivitete me një qen duke përdorur një elektroencefalogram (EEG), një test i përdorur për të matur aktivitetin elektrik në tru duke përdorur elektroda, te 30 të rritur.
Përgjigjet emocionale të njerëzve u vlerësuan gjithashtu duke përdorur pyetësorë të ndryshëm dhe teste vetë-raportuese në varësi të aktiviteteve me qenin.
Kishte tetë aktivitete gjithsej duke përfshirë lojën, dhënien e ëmbëlsirave, masazhimin ose fotografimin me të.
Ata publikuan gjetjet e tyre në revistën “PLOS ONE.”
Gjatë të gjitha aktiviteteve me qenin, pjesëmarrësit raportuan se ndiheshin më pak të lodhur dhe të dëshpëruar.
Ushqyerja, masazhimi dhe përqafimi i qenit, çuan në një humor të përmirësuar me nivele më të ulëta të stresit.
Gjendja shpirtërore e pjesëmarrësve nuk ishte e vetmja gjë e ndikuar nga aktivitetet.
EEG tregoi një rritje të valëve beta gjatë masazhit, pastrimit dhe lojës me qenin. Valët beta janë të lidhura me vëmendjen dhe përqendrimin
Intensiteti i valëve beta rritej me intensitetin e kontaktit me kafshën.
Studimet e mëparshme treguan se hormoni oksitocinë, i cili luan një rol në lidhjen dhe dashurinë sociale, rritet kur njerëzit ndërveprojnë me qentë, ndërsa nivelet e kortizolit, të cilat janë të lidhura me stresin – ulen. /Gazeta Shneta/


