Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

​KOMF alarmon institucionet për mbylljen e shërbimeve sociale për fëmijë

Lajme 30/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka mbajtur aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë me mesazhin “Shërbimet për fëmijët po mbyllen! Alarm për veprim për Komunat, Qeverinë dhe Kuvendin”.

Sipas tyre, ky aktivitet ka për qëllim t’i bëjë një thirrje për veprim Komunave, Qeverisë dhe Kuvendit lidhur me gjendjen e rëndë të ofrimit të shërbimeve sociale sa i përket financimit të tyre për vitin 2024.

Ofruesit e shërbimeve sociale në vitin 2024, janë në gjendje më të rëndë sa i përket financimit të shërbimeve sociale krahasuar me vitet e fundit, raporton EO.

Kjo për arsyen, që në Dhjetor 2023, për pjesën dërrmuese, kanë përfunduar programet dhe projektet e donatorëve ndërkombëtarë në mbështetje të shërbimeve sociale, duke lënë zbrazëtira të mëdha në financimin e shërbimeve sociale.

Në anën tjetër, Komunat nuk po arrijnë të financojnë shërbimet sociale përkundër që shërbimet sociale janë decentralizuar që nga viti 2009. Si pasojë, shërbimet e domosdoshme për mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve po mbyllen.Në emër të koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve i cili përfaqëson 34 organizata jo qeveritare, drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi, tha se mbyllja e shërbimeve sociale për fëmijët, duhet të jetë alarm për komunat, Qeverinë dhe Kuvendin.

“Ofruesit e shërbimeve sociale janë në gjendje më të rëndë në vitin 2024 duke pas parasysh që në dhjetor 2023 për pjesën më të madhe të tyre të ofruesve të shërbimeve kanë përfunduar programet të cilat kanë qenë në mbështetje të shërbimeve sociale të mbështetura nga donatoret ndërkombëtarë duke pas parasysh këtë situatë dhe një mungesë e financimit të qëndrueshëm nga institucionet publike duke filluar nga janari i këtij viti një pjesë e shërbimeve për fëmijët janë mbyllur një pjesë e ofruesve të shërbimeve kanë kufizuar shërbimet dhe një pjesë kanë kufizuar ulur numrin e përfituesve fëmijë por edhe prindërit dhe familjet e tyre kjo situatë në qoftë se vazhdon mënyrën e njëjtë edhe për muajt në vijim do vijojë me mbyllje tjera ta shërbimeve që mund të çojë në një kolaps në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve të bëjë edhe një precedentë për shtetin e Kosovës”, theksoi Kelmendi.

Artikulli paraprakStatinat mund të ulin rrezikun për vdekjet nga të gjitha shkaqet dhe ato kardiovaskulare tek të moshuarit
Artikulli i rradhës Ekstrakti i lëvozhgës së portokallit mund të përmirësojë shëndetin e zemrës, zbulon studimi i ri

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.