Një studim i ri nga Universiteti i Hong Kongut zbuloi se statinat ulnin në mënyrë efektive vdekjet nga të gjitha shkaqet dhe ato kardiovaskulare tek të moshuarit.
Statinat kontrollojnë prodhimin e kolesterolit “të keq”, duke reduktuar sasinë e përgjithshme të kolesterolit qarkullues në trup – megjithëse ato nuk ndikojnë në kolesterolin dietik, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Kolesteroli është i lidhur me aterosklerozën, një faktor kryesor rreziku për sëmundjet e zemrës.
Statinat janë medikamente që ulin nivelin e kolesterolit LDL, i njohur ndryshe si kolesteroli “i keq”.
Kolesteroli LDL mund të çojë në depozitimin e pllakave në enët e gjakut, duke i forcuar dhe ngushtuar ato dhe duke reduktuar rrjedhjen e shëndetshme të gjakut. Është një faktor që kontribuon në aterosklerozën dhe sëmundjet e zemrës.
Hulumtimet për trajtimin dhe parandalimin e kushteve të tjera të lidhura me sëmundjet e zemrës me statina janë në vazhdim.
Tani, një studim i ri nga studiuesit në Universitetin e Hong Kongut zbuloi se statinat mund të ulin rrezikun e vdekjeve nga të gjitha shkaqet dhe atyre kardiovaskulare tek njerëzit e moshuar.
Gjetjet tregojnë një ulje të vdekshmërisë në mesin e njerëzve 60 vjeç e sipër – duke përfshirë njerëzit mbi moshën 85 – të cilët morën statina.
Studimi është publikuar në revistën “Annals of Internal Medicine”. /Gazeta Shneta/


