Një studim i ri nga Suedia ka zbuluar se bërja e një tatuazhi mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të një lloji kanceri në sistemin limfatik me 21 për qind.
Studiuesit nga Universiteti Lynd në Suedi kanë gjetur një lidhje të mundshme midis tatuazheve dhe kancerit në sistemin limfatik, i cili njihet si limfoma, një lloj kanceri i gjakut që ndikon në sistemin imunitar, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Dr. Christel Nielsen, drejtuese e studimit, theksoi se është e rëndësishme të kuptohet se limfoma është një sëmundje e rrallë, dhe rezultatet e tyre janë në nivel grupi. Ajo shtoi se rezultatet e studimit duhet të verifikohen dhe të hulumtohen më tej në studime të tjera.
Studiuesit shikuan një grup prej 11,905 njerëzish, nga të cilët 2,938 kishin limfomë dhe ishin në moshën 20 deri në 60 vjeç. Ata gjithashtu zbuluan se madhësia e tatuazhit nuk kishte ndonjë rëndësi në rritjen e rrezikut, duke treguar se të pasurit e një tatuazhi në të gjithë trupin nuk rriste rrezikun më shumë sesa një tatuazh më i vogël.
Këto rezultate tani do të shërbejnë si bazë për hulumtime të mëtejshme dhe për të përcaktuar nëse ka një lidhje të qëndrueshme midis tatuazheve dhe limfomës, duke lejuar që njerëzit të bëjnë vendime më të informuara për shëndetin e tyre në lidhje me tatuazhet./Gazeta Shneta/


