Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pandemia Covid-19 dhe rënia dramatike e jetëgjatësisë

Jetë 01/06/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në vetëm 2 vjet, pandemia Covid-19 ka fshirë një dekadë përparimi në jetëgjatësinë e popullsisë së planetit, sipas të dhënave nga raporti World Health Statistics 2024 i OBSH-së. Jetëgjatësia në botë u reduktua me 1.8 vjet, duke shkuar në 71.4 vjeç, ose në nivelin e vitit 2012, ndërsa jetëgjatësia e shëndetit të mirë u reduktua me 1.5 vjet, duke shkuar në 61.9 vjeç, përsëri në nivelin e vitit 2012.

Pandemia Sars-CoV-2 “ka përmbysur trendin e rritjes së vazhdueshme të jetëgjatësisë në lindje dhe të jetëgjatësisë së shëndetit të mirë”, vëren OBSH. Një efekt që u përmbys edhe më seriozisht në 2 nga 6 rajonet në të cilat agjencia e Gjenevës ndan hartën e botës: “Amerika dhe Azia Juglindore ishin më të prekurat, me një rënie të jetëgjatësisë prej rreth 3 vjetësh në vitet 2019-2021 dhe një reduktim të jetëgjatësisë së shëndetit të mirë me 2.5 vjet”. Nga ana tjetër, rajoni i Paqësorit Perëndimor, u prek në masë të vogël gjatë dy viteve të para të pandemisë, me humbje të vogla pre 0.1 vjetësh në jetëgjatësi dhe 0.2 vjet në jetëgjatësinë e shëndetit të mire, shkruan WHO, transmeton Gazeta Shneta.

Covid-19 ka pushtuar botën, duke u kthyer menjëherë në një ndër shkaktarët e parë të vdekjeve në botë. Infektimi me Sars-CoV-2 është klasifikuar si shkaktari i tretë i vdekjeve në vitin 2020 dhe i dyti në vitin 2021. Gjatë kësaj periudhe, kanë humbur jetën afro 13 milionë vetë, sipas të dhënave nga raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vlerësimet më të fundit tregojnë se, me përjashtim të rajoneve të Afrikës dhe Paqësorit Perëndimor, Covid-19 ishte ndër 5 shkaqet e para të vdekjeve, duke u kthyer në shkakun kryesor të vdekjes në kontinentin amerikan gjatë viteve 2020-2021. Megjithatë, po vërehen përparime të rëndësishme në shëndetin botëror, me miliarda vetë që kanë një shëndet më të mirë, qasje më të mirë ndaj shërbimeve dhe mbrojtje më të mirë nga urgjencat shëndetësore. Marrëveshja e re për pandeminë është e rëndësishme për përforcimin e sigurisë shëndetësore në botë dhe mbrojtjen afatgjatë të investimeve në shëndetësi, duke nxitur barazinë ndërmjet shteteve dhe brenda tyre./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdërhyrjet estetike, dermatologët: Ka shumë abuzime, pas pesë vitesh do shohim dëmet që janë bërë
Artikulli i rradhës Studim: Ndikimi i dhurimit të veshkave në zhvillimin e hipertensionit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.