Statinët kontrollojnë prodhimin e kolesterolit “i keq”, duke reduktuar sasinë totale të kolesterolit që qarkullon në trup — megjithatë, ata nuk ndikojnë në kolesterolin dietik.
Kolesteroli është i lidhur me aterosklerozën, një faktor kryesor i rrezikut për sëmundjet e zemrës.
Statinët janë medikamente që reduktojnë nivelet e kolesterolit LDL, të njohur ndryshe si kolesterol “i keq”. Kolesteroli LDL mund të çojë në vendosjen e pllakave në enët e gjakut, duke i bërë ato të vështira dhe të ngushta dhe duke reduktuar rrjedhën e shëndetshme të gjakut. Ai është një faktor kontribues për aterosklerozën dhe sëmundjet e zemrës, shkruan Medical, transmeton Gazeta Shneta.
Studimet për trajtimin dhe parandalimin e kushteve të tjera të lidhura me sëmundjet e zemrës me statinë janë në vazhdimësi.
Tani, një studim i ri nga kërkuesit në Universitetin e Hong Kongut zbuloi se statinët mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjeve për shkak të çdo shkaku dhe të asaj kardiovaskulare te personat më të moshuar.
Gjetjet tregojnë një zvogëlim në mortalitet te personat 60 vjeç dhe më të moshuar — duke përfshirë edhe personat mbi moshën 85 vjeç — që merrnin statinë.
Studimi është publikuar në “Annals of Internal Medicine.”/Gazeta Shneta/


