Në vitin 2030, mund të presim të ndërrojmë lamtumirën me proteza dhe implante për të vënë dhëmbët. Kompania japoneze Toregem Biopharma ka njoftuar për një ilaç antitrupash të quajtur “i pari në botë për rilindjen e dhëmbëve”, i cili do të administrohet me një injeksion dhe synon të bëjë dhëmbët e pacientëve të përsosur.
Plani i tyre është që ky trajtim të jetë në dispozicion për pacientët që duan ta përdorin nga viti 2030, me një kosto prej 9 mijë euro për trajtim, shkruan Asai Nikkei, transmeton Gazeta Shneta.
Faza e parë e provës klinike fillon nga shtatori 2024 deri në gusht 2025 dhe do të testohet tek 30 të rritur të shëndetshëm të moshës 30-64 vjeç.
Kushti për të marrë pjesë është mungesa e të paktën një dhëmbi të pasmë. Pas verifikimit të sigurisë së ilaçit, do të testohen fëmijët me mungesë të dhëmbëve nga lindja deri në moshën 7 vjeç.
Presidentja e Toregem Biopharma, Honoka Kiso, e ka lidhur këtë iniciativë me një përvojë personale kur humbi dhëmbët si adoleshente dhe u frymëzua për të studiuar shkencën e rigjenerimit të dhëmbëve.
Ajo ka shpresë të madhe se ky trajtim do të jetë efektiv edhe te njerëzit pas suksesit të provës së parë në kafshë./Gazeta Shneta/


