Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A digjni më shumë kalori kur është vapë? Ekspertët tregojnë ndikimin e temperaturës në humbjen e peshës

Jetë 20/06/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Teksa termometri duket se është “çmendur” dhe temperaturat jashtë janë tepër të larta, me siguri që edhe ju jeni nga ata persona që po djersini duke shkuar nga shtëpia në makinë dhe anasjelltas.

Epo, jemi në verë dhe i nxehti do të jetë shoqërues i ditëve tona, të paktën edhe për disa muaj.

Me siguri që edhe juve ju duket sikur po djersini më shumë në palestër apo gjatë stërvitjes në natyrë, por a ka realisht ndikim i nxehti i verës me djegien e kalorive gjatë këtij sezoni?

Trupi ynë punon shumë për të mbajtur një temperaturë të brendshme të qëndrueshme prej rreth 37 gradë celsius. Ky është një proces fiziologjik i quajtur termorregullim. Nëse trupi ndjen se temperatura e tij e brendshme po rritet, gjëndrat e djersës aktivizohen për të djersitur dhe për ta mbajtur trupin të freskët.

Pavarësisht se sa i nxehtë apo i/e djersitur ndiheni, trupi bën një punë të mirë për të qëndruar freskët. Nuk kërkon më shumë kalori për të prodhuar djersë dhe për këtë arsye, ju nuk digjni më shumë kalori në nxehtësi. Disa njerëz prodhojnë më shumë djersë se të tjerët, por nuk ka ndonjë studim që tregon se më shumë djersë do të thotë djegie më e lartë e kalorive.

“Kur jashtë është shumë nxehtë, njerëzit mund të djersinë më shumë, gjë që çon edhe në dehidratim,” thotë mjeku kardiolog Marc Eisenberg, shkruan Today.

“Kur jeni të dehidratuar, presioni i gjakut mund të bjerë dhe si përgjigje ndaj kësaj, rrahjet e zemrës mund të rriten për të kompensuar presionin e ulët të gjakut,” shton Eisenberg.

Ai shton se një rritje e rrahjeve të zemrës nuk përkthehet as në një djegie të madhe të kalorive.

A digjni më shumë kalori kur është nxehtë apo ftohtë?

Ju nuk do të digjni më shumë kalori në vapë, por historia ndryshon kur moti është i ftohtë. Sipas “National Institutes of Health”, trupi punon shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme të trupit si në mjedise të nxehta ashtu edhe në të ftohta.

Por, kur është ftohtë, ndodh humbja e nxehtësisë dhe temperatura e brendshme e trupit bie, hipotalamusi (një rajon i vogël në tru) rrit metabolizmin e trupit për të gjeneruar nxehtësi. Përveç kësaj, muskujt kontraktohen në mënyrë të pavullnetshme për të shkaktuar dridhje që çojnë në nxehtësi. Të dridhurat djegin njëherësh edhe kalori, që mund të çojë edhe në humbje peshe.

A ndihmon stërvitja në vapë që të humbisni peshë?

Ju mund të keni parë më pak kilogramë në verë pas ushtrimeve apo stërvitjes, por kjo me shumë mundësi ndodh për shkak të humbjes së ujit. Rritja e nxehtësisë bën që trupi të djersitet më shumë për të mbajtur veten të freskët, citon Anabel.

Nëse nuk pini ujë dhe elektrolite për të zëvendësuar djersën që po humbisni, mund të humbni disa kilogramë nga pesha ujore dhe të dehidratoheni.

Artikulli paraprakMoti sot i nxehtë, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë Celsius
Artikulli i rradhës Dr. Dren Boshnjaku zgjedhet kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK-së

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.