Dr. Negjyp Sopa, gjinekolog dhe ekspert i infertilitetit, ka thënë se Kosova domosdoshmërisht duhet të ketë bankë për dhurimin e qelizave vezë apo spermatozoide për frytnimin e asistuar mjekësor.
Sopa ka thënë se infertilteti është një mortajë e fshehur që është duke u zhvilluar në të gjithë botën.
Prandaj ai ka thënë se Kosova domosdoshmërisht duhet të ketë bankë për dhurimin e qelizave vezë dhe spermatozoide.
Sopa ka thënë se kjo mund të bëhet përmes filialeve të bankave të njohura evropiane të cilat janë të sigurta në këtë fushë. /Gazeta Shneta/


