Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se është transformuar Blloku Operativ në Kirurgjinë Torakale.
Transformimi i hapësirave është bërë sipas standardeve bashkëkohore për sallat operative, shkruan Gazeta Shneta.
Me transformimin do të hyjnë në funksion edhe aparatura dhe metoda të reja që nuk janë përdorur më parë në vendin tonë. Filter zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore, për herë të parë do të jetë në funksion aparatura për fiksimin e brinjëve, aparatura për gjurmimin e nyjeve limfatike, aparatura më e re Nuss, sternotomi elektrikë.
Vitia shtoi se transformim i dy sallave operative që do të ndikojë në zvogëlimin e listës së pritjes dhe në cilësinë e shërbimeve kirurgjike.
Postimi i plotë i Arben Vitisë:
Transformimi i Bllokut Operativ në Kirurgjinë Torakale
Hapësira moderne sipas standardeve bashkëkohore për sallat operative.
Aparatura dhe metoda të reja që nuk janë përdorur më parë në vendin tonë.
Filter zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore.
Aparatura për fiksimin e brinjëve – për herë të parë në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
Aparatura për gjurmimin e nyjeve limfatike – veçanërisht për karcinomën e gjirit dhe melanomën malinje.
Aparatura më e re Nuss – Procedurë e realizuar me VATS, me rezolucion shumë të lartë për ndërhyrje kirurgjike në regjionin e kraharorit.
Sternotomi elektrikë – deri më tani është realizuar në mënyrë mekanike, me çekan; tash e tutje me metodë elektrike për ndërhyrje më të shpejtë dhe më të saktë.
Transformim i dy sallave operative që do të ndikojë në zvogëlimin e listës së pritjes dhe në cilësinë e shërbimeve kirurgjike.
/Gazeta Shneta/




