Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përurohen renovimet e Klinikës së Urologjisë, kostoja mbi 1 milion euro

Lajme 10/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbi 1 milion euro është kostoja e renovimeve të Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E me rastin e renovimit të kësaj klinike, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton EO.

Kryeministri Kurti tha se renovimet kanë qenë të domosdoshme pasi sipas tij investime nuk ka pasur përreth 20 vjet.

“Ky përurim i rëndësishëm i transferimit të Klinikës së Urologjisë më rreth 1.2 milion euro investim pasi që për rreth 20 vjet nuk ka pasur investime por ka pasur vetëm degradim të kushteve si për pacientët ashtu edhe për mjekë e infermieret. Kisha kënaqësinë që të shoh se si këtu 9 dhoma me nga 3 shtretër i kanë kushtet moderne gjë që është tejet vendimtare si për shërimin e pacientëve ashtu edhe për kujdesin profesional të cilët e japin përkushtimin e tyre maksimal të gjithë mjekët dhe infermierët”.

“Secila dhomë e ka klimatizimin qendror, e ka furnizimin me oksigjen dhe e ka mundësin për ta thirrur në çdo kohë infermierin prej shtrati ku ndodhet pacienti dhe në të njëjtën kohë ka edhe riparim tejet të rëndësishëm të tualeteve, me ç’rast e kemi edhe një shtesë për personat me aftësi të kufizuar. Pra nuk mjafton spitali të jenë godina ato duhet të jenë vende që japin shpresë për pacient për shërim të shpejt dhe të plotë”, u shpreh Kurti.

E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, paralajmëroi që nga java e ardhshme do të hapen edhe sallat operative të Urologjisë. Këtë e quajti lajm të mirë për pacientët.

“Ka disa muaj që kemi pasur takim me stafin e Klinikës së Urologjisë, ku stafi më pat treguar brengën ku Klinika e Urologjisë në bllokun operativ është klinika me kushtet më të këqija sepse nuk është investuar asgjë pothuajse gati që 20 vite. Në javën tjetër do të hapen edhe sallat operative të Urologjisë dhe në këtë mënyrë Urologjia nga klinika më problematike në aspektin infrastrukturorë në bllokun operativ po bëhet klinika model në QKUK”, u shpreh Vitia.

 

Artikulli paraprakStoltenberg: Kosova mund të përballet me mungesë uji të pijes deri në vitin 2050
Artikulli i rradhës Pacientët me limfomë janë në rrezik të lartë të infeksioneve pas diagnozës

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.