Talku u klasifikua me “gjasë si kancerogjen” pjesërisht për shkak të provave të kufizuara që e lidhin atë me kancerin ovarian, tha agjencia ndërkombëtare.
Talku u klasifikua “me gjasë si kancerogjen” për njerëzit nga agjencia e kancerit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.
Një grup punues prej 29 shkencëtarësh nga 13 vende u takuan në Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) në Lyon, Francë dhe publikuan gjetjet e tyre në “The Lancet Oncology”.
Klasifikimi është “niveli i dytë më i lartë i sigurisë që një substancë mund të shkaktojë kancer”.
Talku u klasifikua “në bazë të një kombinimi të provave të kufizuara për kancerin tek njerëzit (për kancerin ovarian), provave të mjaftueshme për kancerin tek kafshët eksperimentale dhe dëshmive të forta mekanike që talku shfaq karakteristikat kryesore të kancerogjenëve në qelizat primare njerëzore dhe sistemet eksperimentale”, tha grupi i ekspertëve në një deklaratë për shtyp.
Përfundimet e tyre u bazuan në disa studime që tregojnë një rrezik në rritje të kancerit të vezoreve tek gratë që përdorin pluhur talku në zonën gjenitale, por një lidhje shkakësore “nuk mund të vërtetohej plotësisht”.
Midis popullatës së përgjithshme, talku është më i njohur si pluhur i bardhë për fëmijë, por minerali është gjithashtu një përbërës i zakonshëm në kozmetikë dhe produkte për kujdesin e lëkurës. /Gazeta Shneta/


