Hulumtimi i ri ofron atë që mund të bëhet një mënyrë befasuese për të diagnostikuar nëse një fëmijë ka autizëm: Thjesht kontrolloni përbërjen e mikrobiomës së tyre të zorrëve.
Në një studim të botuar më 8 korrik në revistën “Nature Microbiology”, shkencëtarët analizuan më shumë se 1600 mostra jashtëqitje nga fëmijët e moshës 1 deri në 13-vjeç dhe gjetën disa “shënues” biologjikë të ndryshëm në mostrat e fëmijëve me autizëm, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Zbulimi do të thotë se gjurmët unike të baktereve të zorrëve, kërpudhave, viruseve – një ditë mund të bëhen mjet diagnostikues, tha për burimi New York Times, autori kryesor i studimit, Qi Su – studiues në Universitetin Kinez të Hong Kongut.
Një mjet i tillë mund t’i ndihmojë profesionistët të diagnostikojnë autizmin më shpejt, duke marrë në prioritet trajtimin e fëmijëve në moshat më të reja, shtoi ai. /Gazeta Shneta/


