Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qentë endacak e detyrojnë SHSKUK-në që të përdorë veturat për konsulta në mes klinikave

Lajme 10/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Drejtues i SHSKUK-së në mbledhjen e 53-të ka marr dy vendime për auditimin e Klinikës së Kardiologjisë dhe Ortopedisë së re, si dhe miratoi Rregulloren për përdorimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve. Kjo e fundit ka ardhur si rezultat i rrezikut nga qentë endacak për stafin mjekësor gjatë kryerjes së konsultave.

Me kërkesë të drejtorit ekzekutiv të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar Elvir Azizi, Bordi Drejtues mori vendim për auditimin e Klinikës së Kardiologjisë si dhe për auditimin e procesit të kryerjes së punimeve në aneksin e ri të Klinikës së Ortopedisë, shkruan Gazeta Shneta.

Azizi ka thënë se kërkesa për auditimin e Klinikës së Kardiologjisë do të bëhet për shkak të një sinjalizimi, ndërkaq për Ortopedi për shkak të anashkalimit të disa procedurave administrative në punimet shtesë që janë kryer gjatë procesit të ndërtimit.

Bordi Drejtues poashtu ka miratuar plotësim-ndryshimin e Rregullores për përdorimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare në SHSKUK.

Në këtë rregullore është paraparë përdorimi i automjeteve për kryerjen e konsultave për shkak të rrezikut nga qentë endacak sidomos gjatë orëve të natës.

“Arsyeja për këtë është kryerja e rregullt e konsultave dhe për shkak të rrezikimit të stafit nga qentë endacak. Shpesh mjekët janë përballë me rrezikun nga qentë dhe nuk kanë mundur të shkojnë me kohë për konsulta gjatë orëve të natës”, ka deklaruar kryesuesi i Bordit Dren Boshnjaku, i cili ka qenë edhe anëtar i Grupit punues për këtë rregullore.

Për këtë çështje janë ngritur diskutime nëse mund të keqpërdoren automjetet, por nga Bordi është deklaruar se do të monitorohet përdorimi i tyre.

Azizi ka thënë se për çështjen e qenve endacak i janë drejtuar shumë herë komunës së Prishtinës, por nuk është arritur një zgjidhje për shkak të legjislacionit.

Në këtë mbledhje të Bordit është diskutuar edhe kërkesa nga Spitali i Prizrenit për të hapur shërbimin e kirurgjisë maksillofaciale, por nga Bordi është kërkuar që të bëhet një studim i fizibilitetit para se të merret një vendim.

Ndryshe drejtori financiar i SHSKUK-së Enver Gashi i cili poashtu është anëtar i Bordit ka njoftuar se kanë bërë kërkesa për shtim të buxhetit në disa fusha.

Ai ka bërë të ditur se projektet për renovimin e Klinikës Emergjente dhe Klinikës së Kardiologjisë të cilat janë filluar me financim nga Banka Botërore, kjo e fundit e ka ulur buxhetin dhe si rezultat investimi do të kryhet nga SHSKUK, për çka Gashi ka thënë se kanë kërkuar dy milionë euro shtesë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTransformimi i Urologjisë, Vitia: Është bërë investimi që nuk ishte bërë që nga themelimi i saj
Artikulli i rradhës Testi joinvaziv i urinës për kancerin e qafës së mitrës tregon rezultate premtuese

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.